Rimbushja e rezervës në ushtri është diçka e ndërlikuar, pranoi ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ushtria përpiqet ta plotësojë atë përmes rekrutimit në rezervën vullnetare. Rezervistët do të tërhiqen nga paga më e lartë dhe modernizimi i armatimeve. Arma e vjetër sovjetike i zmbraps të rinjtë, sipas një sondazhi sociologjik, tha ministri, cituar nga "24 Çasa".
“Nëse kjo nuk ndihmon, ne do të mendojmë për masa të tjera. Nuk po flasim për kthimin e rekrutimit të detyrueshëm, por për përgatitjen e qytetarëve për mbrojtjen e atdheut. Ka të bëjë me disa kategori nëpunësish civilë, për të cilët mund të vendoset kërkesa e detyrueshme për trajnim ushtarak”, tha ministri. Sipas tij, ata që dëshirojnë të punojnë në strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe të Drejtësisë do t'i nënshtrohen trajnimit ushtarak përpara se të bëhen nëpunës civilë.Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..