Presidentët Rumen Radev dhe Ilham Aliyev nënshkruan një deklaratë të partneritetit strategjik midis Bullgarisë dhe Azerbajxhanit. Kreu i shtetit bullgar ndodhet për një vizitë zyrtare në Baku. Në 2 vitet e fundit, Radev dhe Aliyev u takuan për të katërtën herë. Të dy vendet nënshkruan gjithashtu një marrëveshje të përbashkët operimi midis Bulgaria Air dhe Kompanisë Ajrore Kombëtare të Azerbajxhanit, një Memorandum Mirëkuptimi midis Kompanisë Shtetërore të Naftës të Azerbajxhanit dhe “Asarel Investment” dhe një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi në Inovacionin Teknologjik, raportoi BTA. Azerbajxhani është partneri kryesor energjetik i Bullgarisë dhe furnizon gjysmën e konsumit vjetor të gazit të vendit, duke ndihmuar në diversifikimin e furnizimeve me gaz.
Grupi Luftarak Shumëkombësh në Bullgari është në një pozicion të shkëlqyer për t’u rritur dhe për t’u zhvilluar më tej në nivel brigade. Këtë e deklaroi në poligonin Novo Sello admirali Xhuzepe Kavo Dragone, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s. Në..
Me interes rekord, Ministria e Financave njoftoi se emetoi me sukses borxh në tregjet ndërkombëtare të kapitalit. U shitën dy transe të obligacioneve në euro. Bonot 10-vjeçare ishin për 2 miliardë euro me një interes vjetor prej 3,375%. Emetimi i..
Një pritje zyrtare në Ambasadën e Bullgarisë në Paris shënoi mbylljen e sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore pranë UNESCO-s. Ndër të pranishmit ishin kryetari i sesionit, prof. Nikollaj Nenov, drejtori i Qendrës për Trashëgimi..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 18 deri në 22°C, ndërsa në Sofje rreth 18°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë moti kryesisht me diell,..
Mijëra qytetarë u mblodhën mbrëmë para Gjykatës në Sofje për të protestuar duke kërkuar drejtësi të pavarur dhe në mbrojtje të kryetarit të..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 22°C. Në Sofje do të jetë 14°C. Gjatë ditës do të kalojë një front i ftohtë atmosferik..