Në konkurrencën e mbi 35 ekipeve nga e gjithë bota, ekipi i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” fitoi vendin e parë në konkursin më të madh në të drejtën private ndërkombëtare – “Pax Moot Court”, i mbajtur në periudhën 24-26 prill 2024 në Lubjanë të Sllovenisë, njoftoi sot institucioni i arsimit të lartë.
Ekipet e Universitetit të Sofjes marrin pjesë në këtë konkurs prej 5 vitesh. Me suksesin e arritur, studentët e renditën institucionin më të vjetër bullgar të arsimit të lartë ndër shkollat më të mira në botë të së drejtës private ndërkombëtare.
Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kjo u raportua në një seancë dëgjimore në Komitetin parlamentar për Politikat për Bullgarët..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) mund të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi, veçanërisht në rajonin e Taraklias. Kjo u diskutua nga Ambasadori i Republikës së Moldavisë në Sofje Emil Zhakota dhe Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev,..
Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit organizon dhe financon ekzaminime mjekësore falas për banorët e rajonit të Prespës së Vogël në Shqipëri - një rajon i populluar nga banorë me origjinë bullgare...
Në Patagoninë argjentinase, në fundin e botës, qyteti Komodoro Rivadavia ruan historinë e kolonistëve bullgarë, pasardhësit e të cilëve edhe sot e kësaj..