Në një publikim të mëparshëm Radio Bullgaria ju tregoi për kushtet dhe arsyet për marrjen e nënshtetësisë bullgare. Në rreshtat e mëposhtëm, do t'ju tregojmë për hapat e vetë procedurës.
E para prej tyre është paraqitja e një kërkese për shtetësi bullgare, e cila duhet të shkruhet në bullgarisht dhe të dorëzohet personalisht në:
- Ministrinë e Drejtësisë, ose
- Në një përfaqësi diplomatike ose konsullore të Bullgarisë jashtë vendit.
Lista e dokumenteve të kërkuara është publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Drejtësisë dhe është në dispozicion në bullgarisht dhe anglisht.
Si paraqiten aplikimet për personat nën moshën 18 vjeç?
- Për personat deri në 14 vjeç, aplikimi bëhet nga të dy prindërit (nëse njërit nuk i është hequr e drejta prindërore) ose nga kujdestari.
- Për personat nga 14 deri në 18 vjeç aplikimi paraqitet personalisht me pëlqimin e prindërve ose kujdestarit, të cilët gjithashtu duhet ta nënshkruajnë atë.
Gjatë paraqitjes së aplikimit, nëse konstatohet se janë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme, bëhet edhe intervista me kandidatët, e cila:
- zhvillohet në bullgarisht;
- sipas një pyetësori të miratuar nga Ministri i Drejtësisë.
Cili është qëllimi i intervistës?
- Për të marrë një ide se sa rrjedhshëm kandidati është në gjuhën bullgare, nëse ai në thelb është i njohur me strukturën shtetërore të Bullgarisë, fusha të ndryshme të jetës publike të vendit, festat, figurat e njohura historike, cilat janë motivet e tij për të dëshiruar për të marrë nënshtetësinë bullgare.
Si kontrollohet lëvizja e skedarit?
- Nëpërmjet faqes së internetit të Ministrisë së Drejtësisë, rubrikës “Shtetësia Bullgare”, me numrin e regjistrimit dhe Numrin Personal të Identifikimit (të ashtuquajturin PIN), të marrë gjatë dorëzimit të dokumenteve.
Kush e nxjerr dekretin për shtetësinë dhe kur hyn në fuqi?
- Dekreti nxirret nga Presidenti dhe hyn në fuqi nga dita e nxjerrjes.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..