47 për qind e bullgarëve nuk janë dakord me deklaratën se hyrja e Bullgarisë në Eurozonë do të nxisë ekonominë bullgare dhe do të rrisë standardin e tyre të jetesës. Këtë e tregon një sondazh kombëtar i Agjencisë Market Links. Ai u zhvillua mes 1007 personave mbi 18 vjeç në periudhën 27 Prill - 9 Maj. Sipas 39 për qind të të anketuarve, anëtarësimi në Eurozonë do të ketë një efekt pozitiv në ekonomi dhe të ardhura. 14 për qind e të pyeturve nuk kanë asnjë mendim për këtë çështje. Sa i përket hyrjes në Shengen, të anketuarit janë njëzëri se kjo do të jetë e rëndësishme dhe e dobishme për Bullgarinë. 68 për qind ndajnë këtë mendim. 11 për qind janë neutralë dhe 21 për qind nuk pajtohen.
Lexoi më shumë:
Në tremujorin e dytë, ekonomia bullgare u zgjerua me 0.9% krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave të Eurostat. Kështu, vendi ynë renditet i dyti midis anëtarëve të Bashkimit Evropian për nga rritja..
Çmimi i tokës bujqësore është më i larti në rrethin e Dobriçit Bullgaria Verilindore) në vitin 2024. Sipas të dhënave nga Byroja Statistikore Territoriale Verilindore, rrethi është në një pozicion kryesor në vend për sa i përket niveleve të..
Bullgaria, Bashkimi Evropian, shekulli XXI, viti 2025. Më shumë se 260 mijë njerëz në vendin tonë, në fund të muajit gusht, janë pa ujë ose përballen me kufizime të rënda në furnizimin me ujë. Shembulli më domethënës vjen nga qyteti i Plevenit (në..