Nënpresidentja Ilijana Jotova iu bashkua procesionit, i cili nderoi kujtimin e luftëtarëve të lirisë nga Perushica me rastin e 148 vjetorit të Kryengritjes së Prillit. Procesioni përfundoi në kishën “Shën Kryeengjëlli Mihaill”. Në fjalinë e rastit Jotova theksoi: “Këtu në kishën e “Shën Kryeengjëlli Mihaill” u ngrit zërin më i fuqishëm për liri – zëri i babait që vret gruan, fëmijët dhe veten e tij që të mos jenë më skllevër. Ata u bënë pishtarë për të ndriçuar rrugën drejt lirisë”, tha nënpresidentja. “Nuk ka armik që mund të na mposhtë, vetëm kur jemi të bashkuar – ky është mesazhi më i rëndësishëm që duhet të transmetojmë sot në shekullin e 21-të, për të qenë të denjë për kujtimin e viktimave të prillit 1876”, theksoi Jotova.
Në qytetin Bjalla Çerkva shënojnë gjithashtu Kryengritjen e Prillit. Më 10 dhe 11 maj të vitit 1876, banorët e qytetit nga çeta e Baço Kiros dhe priftit Hariton u nisën për të luftuar për lirinë bullgare nga Manastiri Drjanovski.
Lexoni më shumë:Në ditën e pesëdhjetë pas Ngjalljes së Krishtit, kur apostujt u mblodhën së bashku, papritmas nga qielli u dëgjua një zhurmë si ajo e një ere të fuqishme që fryn me shpejtësi, dhe kjo zhurmë mbushi tërë shtëpinë ku ishin të mbledhur apostujt. U..
Sot, 7 qershori, u caktua nga Kisha si një nga ditët e veçanta të vitit kishtar, në të cilën ne drejtojmë lutje për faljen e mëkateve dhe qetësimin e shpirtrave të të dashurve tanë të ndjerë, të krishterë ortodoksë. Kjo është arsyeja pse ne i quajmë..
Ditën e dyzetë pas Ngjalljes së Tij, Zoti Jezu Krisht iu shfaq dishepujve të Tij për herë të fundit. Kur Apostujt u mblodhën për lutje, Krishti iu shfaq atyre, foli me ta dhe i udhëhoqi në Malin e Ullinjve pranë Jerusalemit. Bashkë me ta ishte edhe..