Borisllav /Bobi/ Ivançev është një muzikant i ndikuar shumë nga magjia e radios. Ai është i njohur si pjesë e duetit “Avenue”, dhe kënga e tij e parë autoriale “Të gdhendur” tashmë po “udhëton” me sukses në valët e radios. “Kjo këngë është një mesazh”, thotë Bobi në një intervistë për BNR-Stara Zagora.
“Dua t’i bëj gjërat ashtu siç i ndjej”, thekson muzikanti, i cili përveç se kompozon këngë, është producent i shfaqjeve teatrale, merret me shpërndarjen digjitale dhe zhvillon biseda mesnate me dëgjuesit e programit “Horizont” të BNR-së.
Kënga e parë solo e Bobi Ivançev "Të gdhendur" u regjistrua në fund të vitit 2023.
"Kur fillova të këndoja refrenin, mendova se si njerëzit i ndjekin ëndrrat e tyre dhe kështu lidi një mendim tjetër që ne e thyejmë rrugën drejt tyre në detyra të vogla - thotë Bobi. - Dhe në këtë mënyrë lindin shpresat se do të kalojmë përmes pengesave përkatëse të ndërmjetme në rrugën drejt ëndrrës. Kështu lindën vargjet “shpresat tona janë gdhendur nga ëndrrat”.
Muzika dhe aranzhimi i "Të gdhendur" janë të Bobi Ivançev, ai është edhe autor i një pjese të tekstit, së bashku me Rosen Kukosharov.
Foto: Facebook/ Bobby Ivanchev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..