Mbrëmjen e 14 majit do të jepen çmimet "Burri i vitit - 2023" i Bullgarisë. Të nominuar për këtë çmim janë basketbollisti ynë kombëtar Aleksandër Vezenkov, i cili luan në Asociacionin Kombëtar të Basketbollit (NBA), shkrimtari Georgi Gospodinov, romani i të cilit "Strehim kohe" u bë libri i parë bullgar që u vlerësua me çmimin prestigjioz letrar Booker dhe Raijço Rajçev - themelues i një kompanie bullgare për zhvillimin e projekteve të teknologjisë së lartë dhe të hapësirës ajrore, e cila në fillim të vitit 2023 lëshoi satelitin e saj në bordin e raketës Falcon-9 të SpaceX.

Konkursi “Burri i vitit" organizohet që nga viti 1990. Në mesin e të shpërblyerve janë presidenti i parë i Bullgarisë i zgjedhur në mënyrë demokratike Zhelju Zhelev, presidentët Petar Stojanov dhe Georgi Përvanov, legjenda jonë e futbollit Hristo Stoiçkov dhe të tjerë.
Lexoni më shumë:Policia ka neutralizuar një grup të krimit të organizuar që transportonte emigrantë nga Burgasi përmes Sofjes deri në kufirin serb, tha në një konferencë për shtyp Prokurorja e Qarkut të Sofjes, Natalija Nikollova. Ajo tregoi se u kontrolluan 13..
Zëvendëskryeministrat dhe ministrat e transportit, Grozdan Karaxhov dhe Aleksandër Nikolloski, nënshkruan në Gjueshevo një Marrëveshje për fillimin e ndërtimit të tunelit hekurudhor midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Objekti është..
Anija fantazmë “VIVA 962” ndryshoi të paktën 10 emra dhe shumë pronarë përpara se të shfaqej çuditërisht pranë Kepit Emine më 1 nëntor. Ekuipazhi përbëhet nga një kapiten dhe një mekanik me pasaporta ukrainase nga Harkivi, raporton portali "24 Çasa"...
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - rreth 8°. Gjatë ditës do të kemi mot me reshje. Reshjet do të jenë më të..
Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros..