Google jep 1 milion dollarë për bursa për shkencëtarët e rinj që punojnë në Institutin Bullgar për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji - INSAIT, pranë Universitetit të Sofjes. Ky është një nga dhurimet më të mëdha të bursave në përmasë botërore nga gjigandi i teknologjisë në vitin 2024. Dr. Sllav Petrov, nënkryetar i Research në Google DeepMind, mbërriti në Sofje për njoftimin e tij. Së bashku me ministrin në detyrë të arsimit dhe shkencës Prof. Galin Cokov, me themeluesin dhe drejtor shkencor të INSAIT Prof. Martin Veçev dhe me Boris Georgiev, drejtor i Google Cloud për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe Azinë Qendrore, ata njoftuan donacionin në një forum të kompanisë. Në këtë veprimtari marrin pjesë ekspertë, drejtues biznesi dhe novatorë të cilët diskutojnë tendencat më të fundit në teknologjitë cloud, përdorimin efektiv të teknologjive të inteligjencës artificiale në arsim, sektorin publik dhe biznes.
Lexoni më tepër:
Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..