Angell Djullgerov është një kitarist, autor i muzikës, aranzhues dhe producent muzikor. Vitet e fundit ai është një nga figurat më domethënëse në projektet e shumicës së muzikantëve më të suksesshëm bullgarë. Ai gjithashtu merr pjesë në një sërë grupesh. Ndër gjithë këto angazhime, Angell Djulgerov gjen kohë për projektin e dytë të pavarur! Pas "Shqisat" nga viti 2021, muzikanti tashmë është gati me "Samsara" - një koleksion prej shtatë këngësh të tij. Për projektin e tij të ri të autorit, Angell Djulgerov thotë:
“Kur punoj mbi muzikën time më pëlqen të shfrytëzoj të gjithë paletën e mjeteve shprehëse, që kam akumuluar në punën time me muzikantë të tjerë. Më pëlqen të mos mendoj nëse rezultati do të jetë komercial, i shitur, i pëlqyer apo jo. Ajo që është e rëndësishme për mua është vetë-shprehja në synimin tim për të krijuar art.”
Këtë e dëgjojmë që në këngën e parë të albumit "Samsara" - "Tërheqja kozmike". Kjo është një këngë, e cila tregon për përpjekjet e njeriut për të zbutur dashurinë.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Youtube/@AngelDyulgerov, Ani PetrovaMuzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..