Në Sofje u mbajt Konferenca “Puna e mësuesve  zviceranë – mesazh dhe sfidë për brezat e ardhshëm”. Ajo u organizua nga  Akademia Kombëtare e Sporteve “Vasill Levski” dhe Ambasada e Zvicrës në vendin  tonë dhe iu kushtua 130 vjetorit të ardhjes së mësuesve zviceranë që hodhën  themelet e edukimit fizik në Bullgari.
Çfarë tregon historia? Më 17 maj 1894, nga Zvicra erdhën në Sofje 10 mësuesit e parë të kulturës fizike me detyrën për të hedhur themelet e sportit në Bullgari. Midis tyre ishin Sharll Shampo dhe Lui Ajer.

Për herë të parë në Bullgari zviceranët importuan  topa futbolli dhe pajisje të ndryshme gjimnastike. Shampo ishte pjesëmarrësi i  parë për Bullgarinë në Lojërat Olimpike Verore në vitin 1896 në Athinë. Megjithatë,  Lui Ajer fitoi famë më të madhe, i cili shkoi për të luftuar në Luftërat  Ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore, gjatë së cilës vdiq në betejën pranë Doiranit  në 1916. Një rrugë në Sofje mban emrin e tij.
Për nder të ardhjes së mësuesve zviceranë në Bullgari, 17 maji është caktuar si Dita e Sportit Bullgar.
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..
Kombëtarja e Bullgarisë në volejboll për meshkuj u kualifikua për në çerekfinalet e Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Filipine, pasi mundi Portugalinë me rezultatin 3:0 (25:19, 25:23, 25:13). Ky është një arritje historike, pasi për herë të..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re