Arkeologët zbuluan gjetje të jashtëzakonshme gjatë gërmimeve për një stacion të ri autobusi në qytetin Sozopol të Detit të Zi. U zbulua një manastir që daton rreth fundit të shekullit të XI-të. Brenda kufijve të tij u gërmua edhe një kishë nga gjysma e dytë e shekullit të XII-të, e ndërtuar mbi një nekropol të mëparshëm të krishterë ose bizantin, njoftoi BNR Burgas. Në shekullin e XII-të, rreth manastirit u formua një nekropol i madh i krishterë. Nga jeta e manastirit ka një sasi të madhe gjetjesh që arkeologët i zbulojnë në gropa, sepse në këto qendra të kultit të krishterë enët e përdorura nuk mund të largoheshin nga hapësira e shenjtë. Ndër gjetjet janë enë balte të bardhë, monedha, një kryq me ornamente gurësh gjysmë të çmuar etj. Në fund të shekullit të XIII-të, manastiri dhe kisha u shkatërruan nga zjarri. Pas rrënimit të kishës, mbi të u ndërtua një rrugë. Sipas arkeologëve, kjo është e çuditshme, sepse hapësirat e shenjta në përgjithësi nuk liheshin pas dore.
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..