Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria feston “Pashkët e saj shpirtërore” më 24 maj

| rinovuar më 24-05-24 7.41.MD
Foto: BGNES

Vetëm ai që nuk e di koston e rrënimit të injorancës mund të ketë frikë nga çmimi i arsimit.Arsimi, besimi dhe kultura jonë e krijuan Bullgarinë si një shtet shpirtëror dhe e ruajtën popullin tonë, tha presidenti Rumen Radev në Sofje gjatë kremtimit të 24 Majit – Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, Shkrimit, Kulturës, Arsimit Bullgar dhe Letërsisë Sllave

Presidenti Rumen Radev

Parakalimi festiv drejt Bibliotekës Kombëtare u drejtua nga Presidenti, ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe ministri i arsimit në detyrë. Në parakalim u përfshin mësues, studentë, nxënës dhe qytetarë.

"Fjala bullgare e bën Bullgarinë pa kufij me rreth 400 shkolla bullgare të së dielës në 55 vende, të vendosura në 6 kontinente," tha ministri i arsimit Galin Cokov.

Nga e majta në të djathtë: Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev, Presidenti Rumen Radev dhe Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev




Parakalime dhe manifestime festive për 24 Majin u zhvilluan në të gjithë vendin.

Plovdiv




Veliko Tërnovo





Varna






Burgas





Bllagoevgrad





Foto: BGNES, BTA


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U miratuan fondet për veprimtarinë e shoqatave bullgare jashtë vendit gjatë vitit 2025

Qeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut me vetëdije bullgare, për periudhën 15 tetor 2025 – 31 dhjetor 2029,..

botuar më 25-10-30 8.28.PD

Kanë kaluar tashmë 200 vjet që bullgarët e Besarabisë dhe të Tavrisë mallëngjehen për atdheun e tyre të lashtë

Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër vjet më vonë, të mbushur me edhe më shumë dhimbje, ata e përkujtojnë ditën e tyre të veçantë, të..

botuar më 25-10-29 1.00.MD

Nxënësit bullgarë fituan katër medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës në Rumani

Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra Njamc, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Në garë morën pjesë 108..

botuar më 25-10-27 5.54.MD