Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor's (S&P Global Ratings) konfirmoi vlerësimin afatgjatë dhe afatshkurtër të kreditit të Bullgarisë në monedhë të huaj dhe vendase 'BBB/A-2'. Perspektiva për vlerësimin mbetet pozitive.
Nëse menjëherë pas zgjedhjeve të 9 qershorit të këtij viti formohet një qeveri e qëndrueshme dhe shmanget një periudhë e zgjatur paqëndrueshmërie e ngjashme me atë mes viteve 2021 dhe 2023, agjencia nuk pret një vonesë të konsiderueshme në hyrjen e vendit tonë në eurozonë. Edhe nëse nuk e aplikojmë euron në vitin 2025, kjo me shumë mundësi do të ndodhë jo më vonë se 1 janari 2026, parashikon S&P Global Ratings.
Sipas agjencisë, ekonomia bullgare ka perspektiva të forta për rritje në vitet e ardhshme. Parashikimi është për rritjen reale të PBB-së prej pak më pak se 3% mesatarisht në 2025-2027.Një sezon me më shumë turistë dhe interes të shtuar për Bullgarinë - kjo është ajo që presin anëtarët e Bordit Kombëtar të Turizmit këtë verë. "Disponojmë të gjitha parakushtet e nevojshme në aspektin e klimës, përgatitjes nga investitorët dhe..
Deri në fund të vitit, “Bulgargaz” duhet të paguajë 20 milionë leva më shumë sipas kontratës me “Botash” për shkak të indeksimeve, tha ministri i energjetikës Zheço Stankov, njoftoi BGNES. Gjatë qeverisë së përkohshme të Gëllëb Donev, të emëruar nga..
Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, pra mundësia për të hyrë në shkëmbimin e lirë të energjisë elektrike, në të cilin ndërmarrjet kanë marrë pjesë prej vitesh, po shtyhet. Të paktën për tani. Reforma duhej të..