Qëllimi kryesor i NATO-s nuk është të bëjë luftë, por të parandalojë luftën. Jemi të fortë sepse jemi të bashkuar. Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, para sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Sofje. “NATO është aleanca më e fortë dhe më e suksesshme në histori, sepse ajo na bashkon, na ndihmon të zhvillohemi dhe të përshtatemi ndërsa bota ndryshon. Ne jetojmë në një botë të rrezikshme sot dhe duhet t'i përgjigjemi kësaj", tha Stoltenberg. “Ne propozojmë të biem dakord për një rol më të madh në përkrahjen ndaj Ukrainës. Aleatët po punojnë për këtë propozim. Le të biem dakord për një rol më të fortë të NATO-s. Duhet një organizim më i mirë”, tha Stoltenberg dhe theksoi se 2/3 e vendeve në aleancë parashikojnë tashmë 2% të shpenzimeve të tyre për mbrojtjen.
Ukraina do të jetë më e dobët nëse vazhdojmë ta mbështesim vendin me masa të pamjaftueshme, tha presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s Michał Szczerba. Vendi i Ukrainës është në NATO, në Samitin e NATO-s në Uashington duhet të themi qartë se anëtarësimi i Ukrainës ka ecur në një rrugë të pakthyeshme.Gjysma e botës po mban zgjedhje, regjimet autokratike i shohin këto zgjedhje si objektiva sulmi për të na bërë më të dobët, theksoi ai.
NATO është një zgjedhje civilizuese dhe një garanci e sigurisë. Rusia dëshiron të gërryejë sigurinë evropiane duke rritur ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor dhe në rajonin e Detit të Zi, tha në Asamble kryeministri bullgar në detyrë Dimitër Gllavçev. Ne kemi nevojë për një prani të NATO-s në rajon, bëri thirrje kryeministri.Restoratorët dhe hotelierët, të cilët do të presin klientë në natën e Vitit të Ri, paralajmërojnë se janë seriozisht të shqetësuar për mënyrën se si do të kryhen pagesat dhe raportimi i të ardhurave. Deri në orën 24:00 ata duhet të pranojnë pagesa..
Komisioni Evropian pret nga Bullgaria që të marrë sa më shpejt një qëndrim dhe të bëjë një vlerësim të pasojave të mundshme për rafinerinë e “Lukoil”-it në Burgas, pas vendosjes së sanksioneve amerikane ndaj kompanisë ruse. Këtë e bënë të ditur për..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, ndërsa në Sofje – 1°. Në mëngjes , në disa zona të sheshta të vendit, do të ketë kushte për dukshmëri të reduktuar. Gjatë ditës do të mbajë kryesisht mot me diell. Do të fryjë..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, ndërsa në Sofje – 1°. Në mëngjes , në disa zona të sheshta të vendit, do të ketë..
Me ndërtimin e Korridorit Vertikal të Gazit, Bullgaria do të ruajë pozicionin e saj strategjik në rajonin e Evropës Juglindore. Këtë e siguroi ministri..
Shuma e pagës minimale nga 1 janari 2026 do të jetë më e ulët se ajo e parashikuar në Kodin e Punës. Këtë e tregon projektbuxheti i sigurimeve shoqërore,..