Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti: Politikanët që duan përshkallëzim duhet të deklarojnë se nëse është e nevojshme do të luftojnë për Bullgarinë

Rumen Radev
Foto: BTA

"Të gjitha vendet anëtare të NATO-së në një mënyrë ose në një tjetër janë të përfshirë në luftën në Ukrainë - duke ofruar inteligjencë, shënjestrim, armë, municione, stërvitje. Nuk ka rëndësi nëse Kuvendi ynë Kombëtar vendos (të dërgojë trupa), nëse një vend tjetër provokon një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë. Ne jemi anëtare të NATO-së, dhe ekziston neni i 5-të. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, duke komentuar garancitë e kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev se tema e dërgimit të ushtrisë bullgare në Ukrainë nuk ekziston.

Presidenti po viziton Zvicrën për një takim me homologen e tij zvicerane, Viola Amherd. Sipas tij, është koha për të kërkuar mënyra për paqe në Ukrainë, bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Ai e përkufizoi takimin e ardhshëm të paqes në Zvicër në qershor si një hap të parë të rëndësishëm në këtë drejtim. "Është e rëndësishme të flasim jo vetëm për armët, por edhe për paqen," tha presidenti dhe përgëzoi Viola Amherd për mikpritjen e takimit.

“Parlamenti ynë duhet të punojë për ndërprerjen më të shpejtë të kësaj lufte, jo për ndezjen e saj të mëtejshme”, tha Radev. Sipas tij, politikanët duhet të shqyrtojnë të gjithë skenarët e mundshëm dhe të punojnë që të mos ndodhë më e keqja. "U bëj thirrje të gjithë njerëzve tanë në pushtet, që marrin vendime për dërgimin e armëve, për përshkallëzim, të kalojnë të paktën një muaj trajnim intensiv ushtarak dhe të nënshkruajnë një deklaratë se nëse është e nevojshme, ata do të luftojnë për Bullgarinë", tha presidenti.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Atanas Zaprjanov

Muri kundër dronëve për momentin është vetëm një ide – Bullgaria do të kërkojë ndihmë nga NATO

Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një dëgjese në komisionin parlamentar për mbrojtje. “U ndërmorën masa parandaluese për forcimin e..

botuar më 25-10-07 1.34.MD

Kapaciteti i energjisë diellore në vend është i barabartë me 4 reaktorë të mëdhenj bërthamorë

Kapaciteti i energjisë diellore për prodhimin e energjisë elektrike në Bullgari ka tejkaluar 4 gigavat (GW) gjatë vitit 2025. Kjo është e barabartë me katër reaktorë të mëdhenj bërthamorë, tha për BGNES dr. Maria Trifonova, pedagoge në Fakultetin..

botuar më 25-10-07 12.59.MD

Bullgarët do të vazhdojnë të punojnë për pagën minimale më të ulët në BE

Shuma neto e pagës minimale nga viti 2026 do të jetë 970 leva (467 euro), ndërsa brutoja – 1287 leva (620 euro). Ajo do të jetë më e ulëta në të gjithë Bashkimin Evropian. Këtë e deklaroi për bTV Pllamen Dimitrov, president i Konfederatës së..

botuar më 25-10-07 12.01.MD