Ne e vlerësojmë shumë gatishmërinë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të mbështetur përpjekjet dhe ambicien e Bullgarisë për të pritur Olimpiadën Dimërore të të Rinjve. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në një takim me presidentin e Komitetit Tomas Bah. Në selinë e organizatës në Lozanë, kryesia e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar shprehu gatishmëri për ndihmë në përgatitjen e udhërrëfyesit për ngritjen e kandidaturës bullgare dhe në përmbushjen e standardeve për mbajtjen e ngjarjes sportive në Sofje. “Bullgaria është krenare për traditat e saj në sportet dimërore dhe ka përvojë të konsiderueshme në organizimin e garave ndërkombëtare. Vendi ka kushte të shkëlqyera natyrore”, tha presidenti Radev. Sipas Bah, afërsia e kryeqytetit me malin do të lehtësonte shumë organizimin e aktivitetit, por duhet bërë një vlerësim i objekteve dhe infrastrukturës që nevojiten për të zhvilluar Olimpiadën Rinore.
Nënkampioni ynë 18-vjeçar në Formula 3 për sezonin 2025, Nikolla Collov, do të garojë vitin e ardhshëm në Formula 2 me ekipin me të cilin arriti sukseset më të mëdha – Campos Racing. Në vitin 2022, Nikolla fitoi titullin në Formula 4 spanjolle me..
Volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar luajtën një tjetër ndeshje interesante nga Grupi E në Kampionatin Botëror në Filipine. Djemtë e Gianlorenzo Blenginit mposhtën ekipin e fortë të Sllovenisë, i cili është nr. 6 në renditjen botërore, me 3:2..
Aleksandër Vasilev mposhti ish-numrin 37 në botë, Emill Ruusuvuori, dhe solli një fitore historike për Bullgarinë ndaj Finlandës në Kupën "Davis" – kampionatin botëror jozyrtar për ekipe kombëtare në tenis për meshkuj. Numri 2 në botë për të rinj fitoi..