Kryeministri Dimitër Gllavçev dhe ambasadori i ri i Turqisë në Bullgari, Mehmet Sait Uyanık, në ditët në vijim do të vizitojnë kufirin bullgaro-turk në pikën e kalimit kufitar "Mallko Tërnovo" për shkak të problemit të trafikut të rënduar. Kjo u ra dakord sot në Këshillin e Ministrave në një takim për nevojën e përpjekjeve të përbashkëta të koordinuara për modernizimin dhe optimizimin e pikave kufitare. Sipas të dhënave të Agjencisë “Dogana”, trafiku nga Turqia përmes Bullgarisë është rritur me 50% gjatë 5 viteve të fundit dhe ky trend pritet të vazhdojë. Gjithashtu, për momentin pika kufitare “Kapitan Andreevo – Kapıkule” është pika e dytë kufitare më e ngarkuar në botë, me perspektivë për të zënë vendin e parë. Për të qenë të përgatitur, nevojiten përpjekje të përbashkëta dhe koordinim për arritjen e rezultateve më të mira, theksoi Gllavçev.
Në takim, kryeministri Dimitër Gllavçev theksoi marrëdhëniet miqësore mes Bullgarisë dhe Turqisë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer si aleatë në NATO dhe si fqinjë të mirë. Ai i uroi ambasadorit Mehmet Sait Uyanık një mandat të suksesshëm dhe të frytshëm.Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 7° deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Do të jetë me diell para mesditës. Pas mesditës, mbi masivet perëndimore do të zhvillohen vranësira me shi dhe do të ketë shira dhe bubullima..
Komisioni Evropian njoftoi se Bullgaria ka kërkuar që të rishikohet Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Komisioni do të shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga vendi ynë më 16 prill dhe do ta dërgojë për vlerësim në Këshillin e BE-së...
Shteti nuk ka mundësi që këtë vit të rrisë pagat në sektorin buxhetor me 10%, gjë që kërkojnë sindikatat. Këtë e komentoi ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov dhe kujtoi se tatimet nuk janë ndryshuar, pensionet po rriten sipas..
Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone...
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të..