Në të vetmin central atomik bullgar - "Kozlloduj", sot u mbajt një ceremoni me rastin e aplikimit të një lloji alternativ karburanti në bllokun 5 të centralit me prani të ministrit të energjetikës Vlladimir Malinov, ambasadorit të SHBA-së Kenneth Merten dhe përfaqësuesve të firmës “Westinghouse” – furnizuese e karburantit bërthamor të prodhuar në SHBA.
Në lidhje me programin e diversifikimit të karburantit bërthamor, centrali atomik “Kozlloduj” lidhi një kontratë me “Westinghouse Electric Sweden” për furnizimin me karburant për njësinë 5 të centralit. Dërgesa e parë mbërriti në prill. Me përdorimin e karburantit bërthamor të prodhuar në SHBA, garantohet funksionimi i sigurt i impiantit, bëri të ditur Ministria e Energjetikës. Deri më tani, reaktorët rusë VVER në centralin tonë funksiononin vetëm me karburant bërthamor rus.
Ndërkohë u inaugurua hidrocentrali i rinovuar “Sestrimo”. Ai është një hallkë kyçe e kaskadës "Bellmeken-Sestrimo-Momina Klisura" dhe është hidrocentrali më i madh bullgar, i krahasueshëm me fuqinë e një prej njësive në centralin atomik "Kozlloduj”.
Foto: BGNES, BTA
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind, krahasuar me 5.2 për qind në gusht. Me ndërmjetësimin e zyrave të punës, 17 mijë persona filluan punë në..
Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti Zoologjik Nordens Ark, i vendosur në rajonin Bohus, Suedi, dhe quhet Araatan. Disa kohë më parë,..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore të vendit. Gjatë natës nga..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..