Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Cveti dhe buajt e saj "të lumtur" të racës bullgare murra

Foto: Arkiva e Cvetelina Nedkovës

Ajo është e bukur, e hollë, e re dhe e arsimuar. I ka të gjitha cilësitë për të pasur një karrierë të suksesshme në botën e pasarelave apo në atë të reklamave! Por ajo zgjedh të rrisë ...buaj në fshat. Cvetelina Nedkova u diplomua me nota të shkëlqyera në arsimin e saj të lartë në ekonomi dhe teknologji IT. Megjithatë, ndryshe nga ajo që pritej, e reja vendosi të kthehej në fermën e lopëve të prindërve të saj në fshatin Dollna Lipnica të Veliko Tërnovos, ku u rrit. Por, në vend që të rriste lopë, Cveti ndërmori një sfidë të re – të rriste buaj. Për këtë qëllim, ajo bleu një buallicë të racës murra bullgare, së bashku me dy të vegjlit e saj. 

Sot, pothuajse një dekadë më vonë, Cveti është një pronare e lumtur e një tufe prej 49 buajsh. Krahasuar me lopët, përfaqësuesit e kësaj race tresin më lehtë foragjeret, janë më rezistente ndaj sëmundjeve, jetojnë më gjatë dhe qumështi i tyre ka tregues më të mirë, mësojmë nga pronarja e tyre. Gjithashtu, buajt janë më “të ndjeshëm” se lopët dhe lidhen me njerëzit që kujdesen për to. "E preferuara ime është Çudomira - kjo është foshnja e parë që ka lindur te ne. Ajo është më e zgjuar edhe se një qen!", pohon Cveti. Për të rritur tufën e saj, fermerja 32-vjeçare mbështetet në riprodhimin artificial. Qëllimi është të ruhen sa më shumë cilësitë gjenetike të racës bullgare murra.


Buajt në Bullgari janë shumë më pak në numër se llojet e tjera të bagëtive, si p.sh. lopët. Dhe ideja e fekondimit artificial është përdorimi i buallicave cilësore nga e kaluara. Megjithatë, ne nuk kemi importuar asnjë "gjak të freskët" për shumë vite, si opsioni i vetëm për kryqëzimin dhe freskimin e kësaj race ka qenë importi nga India. Dhe në shumë pak ferma kryhet riprodhimi artificial për shkak të kësaj specifike. Murra bullgare është një kryqëzim midis murrës indiane dhe buallit tonë vendas - është e njëjta racë mesdhetare që kanë rritur edhe stërgjyshërit tanë”.


Cveti dhe burri i saj kujdesen vetë për bagëtitë e tyre. Ata aktualisht po investojnë fonde për të përmirësuar infrastrukturën e fermës, në mënyrë që murrat e tyre bullgare të mund të gëzojnë kushte më luksoze dhe të japin qumësht edhe më "të lumtur".
"Ne jemi regjistruar me Urdhrin 26, që na jep të drejtën t'ua shesim qumështin drejtpërdrejt nga ferma jonë individëve. Nëse përshembull vjen një person nga fshati dhe ai mund të blejë ligjërisht 10 ose 20 litra qumësht të papërpunuar bualli nga unë. Në këtë mënyrë, brenda pak më shumë se 2 viteve, ne u zhvilluam aq shumë në treg, saqë qumështi ynë porositet minimumi 10-15 ditë përpara. Unë e shes të gjithë prodhimin në këtë mënyrë. Më para kemi punuar me një baxho. Por nga njëra anë çmimet e blerjes nuk janë aq të mira, nga ana tjetër - tregu nuk është i sigurt. Fermat janë të vogla dhe nuk është e dobishme për baxhot të mbledhin lëndë të parë sa andej-këndej. Prandaj, u detyruam të kërkonim një mundësi tjetër. Dhe patëm sukses. Tani qumështi ynë cilësor shkon drejtpërdrejt te njerëzit që duam t'ua japim. Dhe këta janë banorë të fshatit dhe të vendbanimeve të afërta që janë mësuar me qumështin tonë. Dhe konkurrenca është e vogël - përveç një ferme tjetër të vogël si e jona, nuk ka të tjera në të gjithë zonën."


Tani Cveti po bën plane për të blerë një baxho të vogël për prodhimin e kosit të buallicës, djathit dhe produkteve të tjera ekologjike.

Lexoni më tepër:
Foto: Cvetelina Nedkova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një delegacion shtetëror bullgar sjell në Vatikan simbolet bullgare të paqes dhe unitetit shpirtëror

Çdo vit në prag të festës së vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe letërsisë sllave - 24 maj, një delegacion bullgar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit ose kreu i shtetit priten në audiencë nga kreu i..

botuar më 24-05-21 7.30.PD
Shoshana Baruh

Byrek me djathë, dhallë dhe tarator - Shoshana dhe mëngjesorja e saj bullgare në Brazil

Casa Bulgara ose Shtëpia Bullgare zë një vend kryesor në guidat e kuzhinës në São Paulo - qyteti më i madh në Brazil me mbi 12 milionë banorë. Mëngjesorja ka gati gjysmë shekulli që ndodhet në të njëjtën adresë dhe është në pronësi të 75-vjeçares..

botuar më 24-04-30 7.20.PD

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD