Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u argëtuar jashtë në botën reale, jo në botën dixhitale. Do të ketë edhe koncerte falas.
Aktivitete të ndryshme tematike do të fokusohen në Ditën e Fëmijës dhe në Ditën e Botevit - 2 qershor , të cilat përkojnë me festivalin. Programi për 1 qershorin përfshin një maratonë atletike, streetball, një turne shahu, si dhe lojërat e Summer Vibes Festivaldhe "Atletika për Fëmijë".
Për 2 qershorin organizatorët kanë përgatitur një ekspozitë me armë të lashta, një kuiz historik, lojëra patriotike, ku do të nderojnë poetin revolucionar Hristo Botev dhe të vrarët për lirinë e Bullgarisë.
Do të ketë edhe një lotari, me mbi 100 çmime që do të shpërndahen.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaEdicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..