Mostrat e para nga fundi i majit, të marra nga uji i detit përgjatë bregut  bullgar të Detit të Zi para fillimit të sezonit veror, tregojnë se cilësia e  tij është e shkëlqyer. Këtë e deklaruan ministrat e mjedisit dhe ujërave Petër  Dimitrov, të turizmit - Evtim Milloshev dhe të shëndetësisë - Galja Kondeva, në  kompleksin turistik  Shkorpillovci,  Rajoni i Varnës, njoftoi korrespondentja e BNR në Varna, Daniella Stojnova. Ministri  Milloshev kujtoi se pikërisht në datën e sotme, një vit më parë, doli lajmi për  problemin me digën "Nova Kahovka" në Ukrainë dhe informacioni i rremë  se kjo do të çonte në ndotje të ujërave në bregdetin bullgar të Detit të Zi. Ky  lajm i rremë ndikoi negativisht mbi sezonin e verës atëherë. “Këtë vit kemi një  rekord 23 Flamuj Blu, që ka të bëjë me pastërtinë dhe mirëmbajtjen e vijës  bregdetare dhe plazheve”, tha ministri Milloshev dhe shtoi: “Deti ynë është i  pastër, uji ynë është i mrekullueshëm! Mirë se vini në Bregun bullgar të Detit  të Zi!".
Komisioni për peticione në Parlamentin Evropian vendosi të ndjekë nga afër gjendjen e sigurisë rrugore në Bullgari. Kjo ndodhi pasi u shqyrtua kërkesa e Rozalina Gadjuçkova, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Para eurodeputetëve, ajo deklaroi se..
Ministria e Financave publikoi projektbuxhetin e shtetit në euro për vitin 2026. Pritet që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) të arrijë në 120.1 miliardë euro me një rritje ekonomike prej 2.7%. Të ardhurat shtetërore të planifikuara janë 51.436..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje – rreth 8 °. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët, me reshje shiu në shumë zona, të cilat do të pushojnë nga perëndimi drejt lindjes. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa në..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç..