Rezultatet e exit poll-it të agjencisë sociologjike “Gallup International Balkan”, partnere e BNR-së në paraqitjen e votimit, tregojnë se 6 parti dhe koalicione hyjnë në Asamblenë e 50-të Jubilare të Kuvendit Popullor.
Të dhënat e agjencisë regjistrojnë shpërndarjen e mëposhtme të votave nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari tek ora 20:00 më 9 qershor 2024.
GERB-SDS /ГЕРБ – СДС/: 26,7; me një shpërndarje të tillë, koalicioni merr 73 mandate
“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” - PP-DB /ПП-ДБ/: 15.5%, ose 42 mandate;
“Lëvizja për të Drejta dhe Liri” – DPS /ДПС/: 15.1%, ose 41 mandate;
“Vëzrazhdane” /"Възраждане"/: 14,7%, ose 40 mandate;
“BSP për Bullgarinë”/"БСП за България"/: 9,8%, ose 27 mandate;
“Ka një popull të tillë”– ITN /ИТН/: 6.4%, ose 17 mandate;
Partia pak e njohur Veliçie/Величие/është befasimi në këto zgjedhje. Ndonëse nuk arriti të kalojë barrierën prej 4%, me 3,4% ajo arriti të parakalojë “Bullgarinë Blu”/Синя България/ të djathtë të Vili Lillkovit dhe Petër Moskovit /2%/, si dhe formacionin e ri në të majtë “Bullgaria Solidare”/Солидарна България/të Vanja Grigorovës dhe Maja Manollovës /1,3%/.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare për Asamblenë e 50-të të Kuvendit Popullor është 32.1%. 3.3% e votuesve kanë votuar me “nuk mbështes askënd”.
Gjithsej 20 parti, 11 koalicione dhe një kandidat i pavarur janë duke konkurruar për mandate në parlamentin bullgar prej 240 vendesh.
Bullgarët jashtë vendit votojnë në 769 qendra votimi në 60 vende. Shumica prej tyre janë në Republikën e Turqisë - 166 seksione, në Mbretërinë e Bashkuar - 118, Gjermani - 103, Spanjë - 64 dhe SHBA - 55.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..