Në Parlamentin e ri Evropian prej 720 anëtarësh do të jenë 17 deputetë bullgarë. Sipas të dhënave të para deri në orën 20:00 nga exit poll-i i agjencisë sociologjike “Gallup International”, partner i BNR-së në pasqyrimin e zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit, në Parlamentin e ri Evropian do të ketë 6 forca politike bullgare
GERB-SDS /ГЕРБ-СДС/: 26.5%, ose 5 mandate;
“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” - PP-DB /ПП-ДБ/: 16%, ose 3 mandate;
“Vëzrazhdane” /"Възраждане"/: 15.4%, ose 3 mandate;
Lëvizja për të Drejta dhe Liri – DPS /ДПС/: 11.7%, ose 3 mandate;
“BSP për Bullgarinë” /"БСП за България"/: 9,7%, ose 2 mandate;
“Ka një popull të tillë” - ITN /ИТН/: 6.2%, ose 1 mandat.
Pjesëmarrja e votuesve për Parlamentin Evropian ishte 29.8%. 3.1% kanë votuar me “nuk mbështes askënd”.
Në zgjedhjet evropiane kanë të drejtë të votojnë shtetasit bullgarë në vend dhe bashkatdhetarët tanë jashtë vendit, të cilët plotësojnë kushtet për të qenë të vendosur në territorin e BE-së.Kapiteni i anijes me vela në distanca të gjata Svetllozar Tenev u nis nga Varna për një udhëtim rreth botës. Fillimi i lundrimit është në Las Palmas (Ishujt Kanarie, Spanjë), ku do të niset i shoqëruar nga një koleg. Pastaj do të lundrojë vetëm deri..
Në një ceremoni në Universitetin "Vytautas Magnus" në qytetin lituanez të Kaunasit, rektori i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Prof. Georgi Vëllçev, pranoi sipas parimit të rotacionit presidencën e aleancës ndërkombëtare universitare..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes , në disa ultësira dhe lugina, dukshmëria do të jetë e kufizuar për shkak të mjegullës ose..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..