Partia politike “Veliçie” (“Madhështia”) është regjistruar më 25 korrik 2023, me seli në fshatin Vetrino të rajonit të Varnës (Bullgaria Verilindore). Ajo u themelua nga Ivelin Mihajllov, krijuesi i atraksionit turistik "Parku Historik" pranë Varnës, dhe Nikollaj Markov, i cili ka punuar si oficer në sistemin e sigurisë kombëtare për shumë vite, shkruan BGNES.
Partia po përpiqet të depërtojë në skenën politike si një alternativë e partisë nacionaliste “Vëzrazhdane”. Ndër qëllimet e saj kryesore, ajo përcakton reformimin e sistemit politik dhe forcimin e autoritetit të institucioneve shtetërore mbi bazën e përfaqësimit real të vullnetit të popullit, mbrojtjen e dinjitetit kombëtar, të interesave kombëtare dhe vendndodhjes gjeopolitike të Bullgarisë, ndërsa ushtria, policia dhe shërbimet speciale të jenë në shërbim të popullit dhe shtetit bullgar, jo të interesave të huaja apo personale. Ata kundërshtojnë ndërtimin e gjeneratorëve të erës në Varna.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..