Pres që pjesëmarrësit në zgjedhje të bëjnë analizën e tyre të thellë se pse u krijua hendeku i thellë mes bullgarëve dhe partive. Refuzimi i shumicës së qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje është tregues - ata nuk identifikohen me PR-në e zezë, me mesazhet parazgjedhore dhe mbi të gjitha me sjelljet dhe veprimet e partive. Në një republikë parlamentare, se si do të zhvillohet vendi varet nga partitë që i kanë fituar zgjedhjet. Tani e tutje kjo është një përgjegjësi e tyre. Kështu ka deklaruar kreu i shtetit Rumen Radev për gazetarët në Shablla, ku ka vizituar një stërvitje ushtarake.
Pyetjes se kur do të mblidhet parlamenti i ri dhe a do të ketë konsultime me grupet politike, presidenti iu përgjigj me një pyetje: “Si do të mblidhet - disa liderë u fshehën në Facebook, të tjerët ikën në fshatra, të tjerët – “dolën pnë mal". Unë jam duke pritur që ata të kthehen”.“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..