Pres që pjesëmarrësit në zgjedhje të bëjnë analizën e tyre të thellë se pse u krijua hendeku i thellë mes bullgarëve dhe partive. Refuzimi i shumicës së qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje është tregues - ata nuk identifikohen me PR-në e zezë, me mesazhet parazgjedhore dhe mbi të gjitha me sjelljet dhe veprimet e partive. Në një republikë parlamentare, se si do të zhvillohet vendi varet nga partitë që i kanë fituar zgjedhjet. Tani e tutje kjo është një përgjegjësi e tyre. Kështu ka deklaruar kreu i shtetit Rumen Radev për gazetarët në Shablla, ku ka vizituar një stërvitje ushtarake.
Pyetjes se kur do të mblidhet parlamenti i ri dhe a do të ketë konsultime me grupet politike, presidenti iu përgjigj me një pyetje: “Si do të mblidhet - disa liderë u fshehën në Facebook, të tjerët ikën në fshatra, të tjerët – “dolën pnë mal". Unë jam duke pritur që ata të kthehen”.Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..