Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hapja inauguruese e Asamblesë së re Kombëtare do të bëhet më 19 qershor

Foto: BTA

Presidenti Rumen Radev e thërretme dekret seancën e parë të Kuvendit të 50-të Kombëtar më 19 qershor në orën 09:00, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Në mbledhjen themeluese, deputetët e sapozgjedhur do të bëjnë betimin dhe do të duhet të zgjedhin një kryetar parlamenti. Procedura për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit në parlamentin e kaluar të 49-të zgjati një javë.

Forca më e madhe politike në Asamblenë e re Kombëtare është GERB-SDS me 68 deputetë. I dyti në numër është grupi i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) me 47 deputetë. Koalicioni "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" ka 39 deputetë. Partia “Vëzrazhdane” është e katërta me 38. Partia Socialiste Bullgare (BSP) ka 19 deputetë, “Ka një popull të tillë” (ITN) ka 16 dhe partia “Veliçie” që hyri për herë të parë në parlament ka 13 deputetë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri kërkoi mbështetje nga bashkitë gatë futjes së euros

Lufta kryesore politike që po zhvillohet në Bullgari lidhet me orientimin gjeopolitik të vendit në të ardhmen. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në një fjalim në hapjen e Takimit Vjetor të Shoqatës Kombëtare të Bashkive në vendpushimin..

botuar më 25-10-13 8.36.PD

Kryqi i Kuq Bullgar nis një fushatë për mbi 640 000 qytetarë në nevojë

Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi qendra e shtypit e organizatës. Iniciativa është në kuadër të programit "Ndihmë Ushqimore dhe..

botuar më 25-10-11 5.50.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 10°. Pas reshjeve gjatë natës, në Bullgarinë Veriore era veriperëndimore do të..

botuar më 25-10-10 6.11.MD