Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë perspektivën evropiane të Malit të Zi, konfirmoi presidenti Rumen Radev pas takimit me homologun e tij malazez Jakov Milatoviq në qytetin Cetine, kryeqyteti historik dhe kulturor i Malit të Zi.
Duke komentuar pritshmëritë e tij nga parlamenti i ri dhe qeveria e re e mundshme në vendin tonë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ai theksoi: “Besoj se Bullgaria do të vazhdojë të mbajë politikën e saj për të mbështetur integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Bullgaria është shtytësi kryesor i kësaj politike”.
Presidenti bullgar theksoi se procesi i integrimit nuk duhet t'u nënshtrohet vetëm rrethanave gjeostrategjike, por edhe parimit të meritave të veta. “Krahasuar me të gjitha vendet e tjera të rajonit, Mali i Zi është një vend udhëheqës në këtë proces – raporti i Komisionit Evropian për treguesit e ndërmjetëm për kapitujt 23 dhe 24 është një parakusht për përshpejtimin e procesit”, theksoi gjithashtu Radev, cituar nga BTA.Punonjësit e transportit publik në Sofje do të protestojnë të hënën, më 14 prill, duke kërkuar rritjen e pagave. Vendimi për të protestuar është marrë pas takimeve ndërmjet industrisë dhe bashkisë së Sofjes. Punëtorët e transportit nuk janë dakord me..
Kompania "Centrali atomik Kozlloduj - Kapacitete të Reja", që punon në ndërtimin e njësive të reja nr.7 dhe nr.8 të centralit atomik “Kozlloduj”, ka filluar negociata me bullgarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë përvojë në centralet bërthamore,..
Një mekanizëm koordinues që funksionon vazhdimisht do të kontrollojë, parandalojë dhe kundërshtojë kontrabandën, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me përfaqësuesit e shërbimeve. “Qëllimet janë të qarta, qasja do të jetë solide”,..
Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi...
Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të..
Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara..