Ljubo Kirov është ndër yjet e muzikës bullgare që kanë mbushur sallat më të mëdha gjatë viteve të fundit. Çdo këngë e tij e re emocionon publikun, i cili ka një arsye të re gëzimi – tashmë është gati albumi i ri i këngëtarit, “Zemra e re”. Në koncertin promovues u prezantua edhe kënga e fundit, e cila ia dha emrin albumit. Në të, si gjithmonë, teksti është nga Ljubo, muzika është kompozuar së bashku me një yll tjetër - Stanisllav Sllanev - Stenli, aranzhimi është bërë nga Angell Djullgerov - një kitarist dhe producent, me të cilin Ljubo punon në mënyrë aktive mbi projektet e tij të fundit.
“Unë marr lehtësisht vendime të guximshme për muzikën, tekstin dhe aranzhimet e këngëve të mia pa harruar se të gjitha janë një dhuratë për publikun, pa të cilin të gjithë jemi asgjë. Albumi “Zemra e re” është një pasqyrë e të gjithë spektrit të emocioneve dhe mendimeve që më emocionojnë për momentin dhe që do të doja t'i ndaja, shpresoj që sa më shumë njerëz ta gjejnë veten në këtë album dhe kur të takohemi në koncertet e ardhshme në të gjithë Bullgarinë, "gjithçka të bëhet një tërësi" - thotë Ljubo.

Dhe koncertet e “Turneut të ri 2024” të Ljubos nisën më 14 qershor me prezantimin e albumit dhe këngës së re. Për shkak të interesit të madh, në disa vende eventet do të zhvillohen në dy data. Finalja e madhe e “Turneut të ri” do të jetë më 28 nëntor në “Arena Sofja”.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Dy vajza të reja - Elisaveta Tasheva - eleeza dhe Rada Ilieva - kanë kënduar që në moshë të vogël, por gjithashtu kanë krijuar këngë të tyre origjinale. Tani, të bashkuara nga pikëpamjet e tyre të përbashkëta mbi muzikën, ato prezantojnë këngën e..
Grupi B.T.R. i jep fund turneut kombëtar me një koncert më 8 tetor në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje. Ashtu si edhe gjatë gjithë turneut, në koncert do të marrin pjesë edhe muzikantët nga grupi AHAT. B.T.R. nisin Turneun..
Disa ditë para koncertit të saj të dytë të madh në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (22 tetor), Mihaellla Fileva prezanton këngën e saj të re "Kush është ajo?" me një videoklip argëtues në frymën e filmit të shkurtër. Kënga fillimisht është..