Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një film për jetën e mësuesit shpirtëror Vaklush Tolev u shpërblye në Kanë

Foto: Nikollaj Vasilev

Filmi dokumentar "Vaklusk" i regjisorit Nikollaj Vasilev u shpërblye nga festivali botëror i filmit në Kanë “Remember the Future” /“Mbani mend të ardhmen"/ me statujën "Xixëllonja e Artë" në kategorinë "Filmi artistik më i mirë i drejtësisë sociale". Filmi është xhiruar në periudhën 1998 - 2022 dhe përmban pamje të papara arkivore nga jeta e mësuesit të famshëm shpirtëror Vaklush Tolev. Në film dëgjohet muzikë e fyelltarit të njohur bullgar Teodosij Spasov.

Vaklush Tolev

Qëllimi i festivalit “Mbani mend të ardhmen" është të tregojë para botës në mënyrën më të mirë një gjeneratë të re regjisorësh të talentuar, tha drejtori për BTA.

“Vaklush” tashmë është përzgjedhur për pjesëmarrje në 24 festivale të filmit dokumentar në mbarë botën. Deri më tani ka 10 çmime, katër prej të cilave janë nga India. Ai është nderuar me statuja në Amerikë, Suedi dhe Francë. Switzerland Film Fest & Screenplay Competition i dha atij një çmim për skenarin më të mirë, raporton BTA.

Foto: Nikollaj Vasilev, @vaklush.film



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev fitoi çmimin për filmin më të mirë në një festival në Pekin

Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Pekin. Animatori njoftoi lajmin në profilin e tij në Facebook. Filmi u vlerësua së bashku me disa..

botuar më 25-11-25 2.21.MD

Filmi “Made in EU” fiton edhe një çmim tjetër evropian

Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës..

botuar më 25-11-24 11.23.PD

Bullgaria shënon Ditën e Leximit

Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e..

botuar më 25-11-21 5.25.PD