NASA raportoi se Deti i Zi ka ndryshuar papritur ngjyrën e tij. Nëse më parë, parë nga hapësira, kishte një ngjyrë blu të errët, tani për shkak të riprodhimit masiv të fitoplanktonit, ai është bërë i gjelbër smerald. Ndryshimet më të mëdha në ngjyrë janë në brigjet e Bullgarisë dhe Rumanisë (Delta e Danubit), raporton Fox News.
Ndryshime të ngjashme ka edhe përballë vijës bregdetare të Ukrainës. Sipas ekspertëve, pushtimi i fitoplanktonit mund të çojë në një ulje të mprehtë të nivelit të oksigjenit në Detin e Zi, dhe kështu - në zhdukjen masive të banorëve të tij detarë.
"Ka disa kushte për zhvillimin e fitoplanktonit - temperatura e lartë, prania e sasive të mëdha të substancave organike dhe e përbërjeve të hekurit. Këtë e ndihmojnë edhe lumenjtë e mëdhenj që derdhen në Detin e Zi - Danubi, Dnieper, Dniester", shpjegoi për Euronews-Bullgaria doc. Violin Rajkov nga Instituti i Oqeanologjisë në Akademinë Bullgare të Shkencave.Bullgaria, Greqia dhe Rumania janë gati me një memorandum për bashkëpunim në projekte të reja transporti, deklaroi komisioneri evropian grek për transport dhe turizëm, Apostolos Xixikostas. Ai theksoi se në nëntor, në Bruksel, do të nënshkruhet një..
Zëvendësministri i jashtëm rus, Aleksandër Grushko, deklaroi se Moska nuk ka zhvilluar bisedime për fluturimin e mundshëm të avionit presidencial të Vlladimir Putinit mbi Poloninë, Rumaninë dhe Bullgarinë drejt Budapestit. “Është ende herët për..
Spiunë rusë dhe grupe humanitare ekstremisht të majta po bashkëpunojnë me trafikantët e qenieve njerëzore për të përmbytur Evropën me emigrantë të paligjshëm, shkruan gazeta “The Times”, duke cituar ministrin e brendshëm bullgar Daniell Mitov. Ai tha..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes ,..
Në nivel koalicioni, kemi vendosur të plotësojmë kërkesat e paraqitura nga mjekët e rinj në lidhje me nivelet e pagave, tha në një takim të Komisionit..
Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri një ftesë Mbretit Charles III për të vizituar përsëri Bullgarinë, njoftoi Këshilli i Ministrave. Të dy folën në..