Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditën e Enjos, barishtet dhe uji fitojnë fuqi magjike

Festë me fëmijët e shkollës verore në Institutin Etnografik Kombëtar me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave

Foto: BGNES, arkiv

Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo Iliev nga Sofja. Ivo është një nga fëmijët kureshtarë që ndjek një shkollë verore për nxënës nga 7 deri në 12 vjeç në Institutin Kombëtar Etnografik me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Etnografi rishtar na tregon se dita e Enjos është një festë shumë e vjetër që ekziston në trojet bullgare:

"Në mëngjes, dielli lahet në lumenj dhe burime, dhe njerëzit pastaj hyjnë në atë ujë sepse konsiderojnë se është shërues. Unë imagjinoj diellin që perëndon dhe zhytet në ujë, dhe pastaj del dhe shkund veten, dhe ndërsa shkundet shfaqet vesa, e cila gjithashtu besohet se është kurative. Këtë ditë barërat janë më shëruese. Gjithashtu yjet zbresin nga qielli dhe u japin më shumë fuqi bimëve. Pastaj njerëzit dalin dhe mbledhin barishtet” - na tregon tetëvjeçari Ivo.

“Pasi lahen në ujin diellor, njerëzit rrokullisen në barin e vesës, sepse mendojnë se është shërues si uji”, shton nëntëvjeçarja Emanuella nga Shkolla e 6-të Fillore “Konti Nikollaj Ignatiev” në Sofje.

Emanuella dhe Antonina

“Dhe në prag, për shkak se ka vesë në fusha, shtrigat i marrin përparëse dhe i tërheqin pas tyre përgjatë tokës, pastaj shkojnë në arat e tyre dhe atje shtrydhin ujin /nga përparëset/. Kështu u heqin pjellorinë arave të njerëzve. Kjo është arsyeja pse njerëzit bënin shumë rituale të pjellorisë, si “lutja për shi”.”

Për nxënësen e klasës së parë Antonina - nga shkolla e 18-të në Sofje, Dita e Enjos është një ditë e veçantë.

“Dielli shkëlqen shumë, sepse dëshiron të jetë më i ndrituri në këtë ditë. Pavarësisht nga kjo, pikërisht atëherë, gjyshi Enjo vesh qyrkun dhe shkon në një udhëtim të gjatë për të kërkuar borën.”


Marija Bojanova, kuratore dhe pedagoge muzeore në Institutin Kombëtar Etnografik me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, vazhdon tregimin e fëmijëve për Ditën e Enjos:

Marija Bojanova (djathtas)

“Ne përpiqemi t'u mësojmë fëmijëve se si tradita fillon nga lashtësia dhe më pas ndryshon me kalimin e kohës dhe si arrin tek ne në formën në të cilën e njohim sot. Dita e Enjos është një festë shumë e lashtë e lidhur me kultin diellor, me nderimin e diellit. Dhe për shkak se është në periudhën e solsticit të verës, është dita në të cilën dielli shkëlqen më gjatë në qiell, kështu që njerëzit thoshin se nga kjo ditë dielli nis drejt dimrit. Vesa në atë ditë konsiderohej edhe shëruese, prandaj njerëzit rrotulloheshin nëpër livadhe për shëndet” - shpjegon Marija Bojanova dhe vazhdon rrëfimin e saj për besimet e lidhura me këtë ditë festive:

“Natën duke u gdhirë Dita e Enjos, mbledhësit e barnave, shtrigat, gratë e çdo shtëpie, shkonin për të mbledhur barishte, sepse besohej se atëherë hapet qielli dhe yjet zbresin në tokë, gjë që u jep bimëve fuqi magjike. Kurora e Ditës së Enjos thuret nga gruaja më e moshuar në shtëpi. Rituali kërkon që fëmijët, vajzat dhe nuset e reja të kalojnë nëpër të. Kurora përfshin barishte të ndryshme, por kryesisht galiveri. Pas festës, kurora mbahet gjatë gjithë vitit, varet sipër derës dhe thahet atje. Gjatë vitit, prej saj pritet për të kuruar të gjitha sëmundjet.”

Ditën e Enjos ditë të emrit kanë ata që mbajnë emrat: Enço, Jana, Janko, Enica, Janica etj.

Lexoni më shumë:

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES (arkiv)




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dhuratë për dhuratë - bukë rituale dhe pjata tek Nata e Buzmit

Në ditët e sotme, si në të kaluarën, që nga mëngjesi i hershëm i Natës së Buzmit, familjet po merren me përgatitjet për darkën më të rëndësishme të vitit. Darka në pritje të Krishtlindjeve është pa mish, por gjithashtu duhet të jetë e pasur dhe e..

botuar më 24-12-24 7.30.PD

"Zbrit, Xhermane, për darkë!" – magjia e humbur e Natës së Buzmit

Nata e Buzmit, e quajtur ndonjëherë edhe Vigjilja e Krishtlindjes, Krishtlindjet e Vogla, perceptohej si pjesë e një periudhe të errët, të tmerrshme, e ngarkuar me një potencial të fuqishëm për të ndikuar në të gjithë vitin e ardhshëm. Prandaj, nata..

botuar më 24-12-24 6.45.PD

Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit - një festë e ngarkuar me pritjen e Zotit të Ri dhe Rilindjen e Diellit

Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..

botuar më 24-12-20 5.40.PD