Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev filloi konsultimet me forcat parlamentare para dorëzimit të mandatit për formimin e kabinetit

| rinovuar më 24-06-24 3.37.MD
Foto: BTA

Presidenti Rumen Radev filloi konsultimet e tij me partitë dhe koalicionet parlamentare përpara se t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë forcës GERB-SDS, që fitoi zgjedhjet. Në fillim të takimit me forcën e parë politike ai veçoi dy pyetje - pse bullgarët nuk dolën masivisht për të votuar dhe cilat janë shanset për të pasur një kabinet të qëndrueshëm.

"Rezulton se në praktikë nuk ka asnjë mënyrë për të formuar një qeveri", tha kreu i GERB Bojko Borisov. Ai siguroi se grupi më i madh parlamentar do të bëjë përpjekje për formimin e kabinetit, por pas qëndrimit të “Ka një popull të tillë” (ITN ) se nuk mund të votohet një qeveri me mandatin e parë dhe të dytë, kjo paracakton shkuarjen në zgjedhje të reja.

“Votuesit e GERB-it nuk duan që GERB të fitojë ndërsa ata të marrin Nikollaj Denkov, të fitojë dhe të marrin ekspertë. GERB të mbajë përgjegjësinë, detyrimet dhe një tjetër të na përfaqësojë”, komentoi Bojko Borisov. Nuk është e mundur që formacioni i parafundit, i fundit të na thotë se cilët do të jenë ekspertët, tha ai dhe  shtoi se nuk sheh alternativë tjetër përveç mandatit të parë.

Gjatë bisedimeve me partinë e dytë më të fuqishme Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS), sipas votës së zgjedhësve, nënkryetari Jordan Conev deklaroi se është më e logjikshme të përkrahet mandati i fituesit të zgjedhjeve. Ai u bëri thirrje politikanëve që të lënë anash egon politike dhe partiake në mënyrë që të zgjidhen problemet e rëndësishme me të cilat përballet shoqëria.

Jordan Conev gjithashtu vuri në dukje se DPS mbështetet në rolin e presidentit në arritjen e një kompromisi midis forcave politike. “Kemi nevojë për ndërmjetësim dhe shpresojmë që ju të përmbushni këtë përgjegjësi dhe të bindni palët e tjera”, tha deputeti. Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme janë varianti i fundit, jo zgjidhje.

Në takimin e fundit konsultativ me presidentin, Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demoratike (PP-DB) konfirmoi qëndrimin e tyre se do të mbeten në opozitë dhe nuk do të angazhohen me politika të GERB-it dhe DPS-së. 


"Partitë që duan një mandat të tretë po shumohen. A do të ishit të gatshëm të bënit një koalicion anti-GERB-DPS nën egjidën e "Vëzrazhdane" pyeti përfaqësuesit e PP-DB-së presidenti Rumen Radev. Në përgjigje, ish-kryeministri Nikollaj Denkov deklaroi se GERB-i në vitet e fundit ka marrë mandat 6 herë (pa llogaritur atë aktual), por asnjëherë nuk ka arritur të formojë qeveri, ndërsa PP-DB kanë arritur dy herë të krijojnë një qeveri të rregullt dhe kanë paguar një çmim të lartë për të. Sipas tij, këtë herë votuesit ia kanë dhënë koalicionit të PP-DB-së rolin e opozitës dhe forcat e para dhe të dyta (GERB-SDS dhe DPS) duhet ta kryejnë detyrën ndaj shtetit. Denkov theksoi se për PP-DB prioritetet (orientimi pro-evropian, zhvillimi i biznesit, zvogëlimi i pabarazive) nuk kanë ndryshuar, por nuk shohin se si mund t'i realizojnë në situatën aktuale politike.

Lexoni më shumë:



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , pas reshjeve që priten gjatë natës, temperaturat minimale do të jenë 8 deri në 13 ° në mëngjes. Do të jetë rreth 11 ° në Sofje. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Era nga jug -perëndimi do të intensifikohet dhe do..

botuar më 25-03-14 7.45.MD
Kryetari i KNSB-së Pllamen Dimitrov

Sipas Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari: Duhen mjete shtesë në buxhet për pagat në sektorin publik

Duhet të sigurohen urgjentisht 200 milionë leva shtesë (100 milionë euro) për rritjen e pagave në sektorin publik – për këtë insiston Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) para leximit të dytë të Buxhetit 2025 në sallën plenare, që do të..

botuar më 25-03-14 5.39.MD

Ministri i jashtëm Georg Georgiev bëri thirrje për një rol më të madh të fuqive të mesme në marrëdhëniet ndërkombëtare

Misioni i fuqive të mesme është të luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të formojnë veprime kolektive që do të ndihmojnë në zgjidhjen e sfidave globale. Kështu deklaroi ministri i jashtëm Georg Georgiev në..

botuar më 25-03-14 4.09.MD