Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjuha e së drejtës evropiane është baza e programit më të vjetër të specializuar të masterit në Bullgari

Programi ndërkombëtar frankofon "Е Drejta e Bashkimit Evropian" në Universitetin e Sofjes ka 17 vjet që mbështet integrimin evropian të vendit tonë

Foto: Facebook / Fakulteti Juridik i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski"

Gjatë fushatës së sivjetshme të kandidatëve për studentë, pyetja cila do të jetë diploma më e dëshiruar në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" sikurse është retorike. Për katër vitet e fundit, zgjedhja numër një e studentëve të ardhshëm është specialiteti “Juridik” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit më të vjetër dhe më prestigjioz në vendin tonë.


Specialiteti është nga të paktët deri më sot që siguron direkt gradën arsimore dhe kualifikuese “master” brenda pesë viteve të studimit. Natyrisht, Fakulteti Juridik i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” ofron edhe disa programe të veçanta master për të diplomuarit me gradën "Bachelor" nga specialitete të tjera, ndër të cilat është programi më i vjetër i specializuar ndërkombëtar në vendin tonë - "E Drejta e BE-së". Ai u krijua në vitin e anëtarësimit të Bullgarisë në komunitet – 2007, në bazë të një marrëveshjeje ndërmjet Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Universitetit të Lorenës - Université de Lorraine (i cili sot bashkon Qendrën Universitare Evropiane në Nancy dhe Metz, Francë ), me pjesëmarrjen e Universitetit të Strasburgut, dhe realizohet nën patronazhin e Kryeministrit të Republikës së Bullgarisë dhe me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Bullgari.

Ky është i vetmi program arsimor me kualifikim të lartë në vendin tonë dhe rajon, i fokusuar në të drejtën e Bashkimit Evropian, i cili e kthen Universitetin e Sofjes në një qendër lider në Bullgari për trajnimin e specialistëve në fushën e integrimit evropian. Pjesë e programit që nga fillimi i tij, dhe sot drejtuesi i tij është i diplomuari nga Universiteti i Nancy dhe doktor i shkencave juridike publike dhe të së drejtës së BE-së, docenti Hristo Hristev.

Doc. Hristo Hristev

"Tashmë 17 vjet ky është programi më i madh master i Universitetit të Sofjes. Për momentin në të studiojnë 38 persona. Por në vitet e para pas anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian, numri i studentëve ishte mbi 100, madje në disa vite ka arritur deri në 140-150 kolegë. program trajnohen kryesisht studentë bullgarë, por vitet e fundit kemi edhe studentë nga Ukraina, Moldavia dhe vende të tjera. Unë i quaj studentë, por në fakt shumica prej tyre janë kolegë që tashmë kanë një diplomë juridike ose një diplomë tjetër master dhe përkatësisht kanë nevojë për këtë kualifikim shtesë në lidhje me disa nevoja specifike të veprimtarisë së tyre profesionale.”

Mbi 800 persona janë specialistët master në “Të Drejtën e BE-së” nga Universiteti i Sofjes që nga krijimi i programit e deri më sot. Trajnimi zgjat dy semestra dhe zhvillohet si në bullgarisht, ashtu edhe në frëngjisht, gjë që garanton mundësinë e marrjes së një diplome të dyfishtë për specialistin e marrëdhënieve ndërkombëtare me profilin "E drejta e Bashkimit Evropian".


“Gjuha frënge mundëson aksesin në doktrinën franceze, e cila është një nga doktrinat më të vlefshme kombëtare në çështjen e së drejtës së Bashkimit Evropian që ekzistojnë dhe janë zhvilluar me kalimin e kohës. Mund të thuhet se frëngjishtja është gjuha e ligjit të Bashkimit Evropian, nëse mund ta them kështu. Pra, kjo garanton një lidhje shumë më të fortë me çështjen, një mundësi për të përdorur burime të vlefshme që lejojnë jo vetëm formimin e njohurive, por edhe njohjen në thellësi të zhvillimit të sistemit juridik të Bashkimit Evropian dhe veçorive të tij” – është kategorik doc. Hristo Hristev.

Disa nga të diplomuarit e zbatojnë atë që kanë mësuar në institucione të ndryshme evropiane dhe në vende të tjera anëtare të BE-së.

Lexoni më shumë rreth mundësive për studime në gjuhën frënge në universitetet bullgare:

Foto: Facebook / Fakulteti Juridik i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski", arkiv personal, law.uni-sofia.bg

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD
Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD
Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD