Kampioni evropian i notimit, Ljubomir Epitropov, zëvendëson shokun e tij të skuadrës Petër Micin si flamurtar i delegacionit bullgar gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris më 26 korrik, njoftoi Komiteti Olimpik Bullgar. Asambleja e Përgjithshme e Komitetit kishte miratuar Micin dhe boksieren Stanimira Petrova për të mbajtur flamurin kombëtar, por për shkak të paradës së kombeve, e cila vazhdon për shumë orë, u mor vendimi që notari të mos marrë pjesë që të mos lodhet një ditë para startit të garës së notimit në 400 m stil i lirë nga programi i Lojërave në kryeqytetin francez dhe të zëvendësohet nga Epitporov.
Bullgaria do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike nga 45 sportistë në 16 sporte.Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..