Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 28 qershorin

Në Bullgarinë Perëndimore priten reshje shiu dhe breshër

Foto: BGNES

Gjatë 24 orëve në vijim, në gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen sërish vranësira. Gjatë natës në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima, ndërsa ditën - kryesisht në Bullgarinë Jugperëndimore. Kushtet e breshrit po mbeten. Do të ketë fenomene intensive lokale. Në Bullgarinë Lindore do të mbajë mot kryesisht i kthjellët gjatë natës, ndërsa ditën - kryesisht me diell, pas drekës në disa vende do të ketë vranësira. Do të fryjë erë e dobët, në rajonet lindore - erë mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 29° dhe 34°, në Sofje - rreth 27°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale do të jenë 27°-29°. Temperatura e ujit të detit është 24°-25°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Mbi malet në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të zhvillohen sërish vranësira. Do të ketë reshje të shkurtra, përkohësisht intensive, dhe stuhi. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 20°, në 2000 metra - rreth 13°.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënësit bullgarë u kthyen me 6 medalje nga Ballkaniada në matematikë

Kombëtarja e Bullgarisë në matematikë pati një paraqitje të shkëlqyer në Olimpiadën Ballkanike për 15-vjeçarë. 6 nxënës bullgarë u kthyen me 6 medalje nga gara në Antalia e zhvilluar nga data 25 deri më 30 qershor, njoftoi Ministria e Arsimit. Nxënësi i..

botuar më 24-07-01 1.14.MD

Pas marrjes së mandatit për formimin e qeverisë, GERB-SDS shpalli përbërjen e kabinetit

Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë Rosen Zheljazkovit. Ai është kandidati për kryeministër i propozuar nga grupi më i madh parlamentar - GERB-SDS. Zheljazkov njoftoi strukturën dhe përbërjen e kabinetit,..

botuar më 24-07-01 9.53.PD

Bansko hap sezonin turistik veror

Pushime, larg turmave në resortet verore, shëtitjet në male, mundësi për ecje në këmbë ose me biçikleta elektrike - e gjithë kjo i pret turistët nga sot në Bansko. Resorti në malet e Pirinit do t'i befasojë mysafirët e tij gjatë verës me shumë..

botuar më 24-06-29 4.40.MD