Partia Socialiste Bullgare (BSP) këmbëngul që pajisjet e centralit atomik “Belene” të mos i shiten Ukrainës. Grupi partiak i së majtës paraqiti një projektvendim në Asamblenë Kombëtare, në të cilin insistohet që negociatat mes Bullgarisë dhe Ukrainës të ngrihen derisa të përcaktohet nëse një pjesë e pajisjeve mund të përdoret për nevojat e centralit atomik të Kozllodujit.
Nënkryetari i grupit parlamentar Dragomir Stojnev i tha gazetarit të BNR-së se deri më tani ka dy qëndrime nga Kompania Elektrike Kombëtare, të cilat tregojnë se pajisjet për centralin atomik “Belene” janë të pajtueshme. Sipas BSP-së, vlerësimi ekspert i specialistëve dhe gjithashtu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike është i nevojshëm për të vendosur nëse pajisjet mund të përdoren vërtet për nevojat e centralit atomik “Kozlloduj”.
Stojnev theksoi se është çështje e politikës shtetërore sa i përket energjetikës.Më 6 nëntor, në Ekspozitën Arkeologjike të Muzeut Rajonal Historik – Burgas, hapet një ekspozitë në kuadër të 50-vjetorit të studimit arkeologjik të një varri të pasur të një aristokrateje në nekropolin e Anhiallos. Ekspozita mban titullin: “Kujtimet..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - rreth 8°. Gjatë ditës do të kemi mot me reshje. Reshjet do të jenë më të konsiderueshme dhe në më shumë vende në Bullgarinë Lindore, dhe në Bullgarinë Qendrore pas mesditës. Në..
Lideri i GERB, Bojko Borisov, deklaroi për mediat se personalisht ka marrë pjesë në bisedime me përfaqësues amerikanë për heqjen e sanksioneve sipas “Magnitski” ndaj qytetarëve bullgarë. Ai tha se ka diskutuar për këtë çështje edhe me David Cameron,..
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..