Banka Kombëtare Bullgare (BNB) njoftoi se do të ulë normën kryesore të interesit në 3.63 për qind nga 1 korriku. Në maj dhe qershor, norma e interesit ishte 3.78%. Bullgaria është në një bord valutor dhe vlera e levit bullgar është e fiksuar ndaj euros. Për këtë arsye, norma kryesore e interesit nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në normat e interesit për depozitat dhe kreditë, të cilat kryesisht përcaktohen nga normat e interesit të vendosura nga Banka Qendrore Evropiane. Interesi i BNB ka të bëjë me shlyerjen me vonesë të një detyrimi, kryesisht ndaj shtetit, ose në marrëdhëniet mes firmave, sipas Ligjit për Detyrimet dhe Kontratat.
1 korriku është dita e fundit për deklarimin dhe pagesën e tatimit mbi korporatat, tatimit mbi shpenzimet, mbi të ardhurat e ndërmarrjeve buxhetore. Mbi 283 000 kompani kanë deklaruar tashmë të ardhurat e tyre në Agjencinë Kombëtare të të Ardhurave.Rritja e ekonomisë kombëtare në tremujorin e dytë të vitit 2025 u përshpejtua me 3.5% në bazë vjetore. Sipas një analize nga Banka Kombëtare Bullgare - BNB nga numri 3 i "Pasqyrës Ekomomike", faktorët kryesorë për përshpejtimin janë rënia e importeve..
Që nga fillimi i vitit, Bullgaria ka përjetuar të nxehta rekord , një seri zjarresh shkatërruese dhe një fatkeqësi të re vetëm disa ditë më parë - përmbytje katastrofike që morën jetë njerëzore. Ndryshimi i klimës tashmë ka çmimin e vet – dhe..
Në fund të vitit 2024, kishte mbi 80 000 persona me pensione dhe shtesa të dhëna sipas rregulloreve evropiane dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Këta janë bullgarë që kanë punuar në 44 vende të BE-së..