Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024.

Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji, organizohet nga Departamenti i Gjuhëve Sllave-Ballkanike dhe Qendra e Gjuhëve të Huaja e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja (FGJH) në kuadër të marrëveshjes ndërinstitucionale të Programit Erasmus + që Universiteti i Tiranës ka me Universitetin e Veliko Tërnovos “Shën Kirill dhe Metodij” të Bullgarisë. 
Ky është viti i katërt në të cilin zhvillohet kjo shkollë verore. Këtë herë numri i të interesuarve është rreth 20 persona, mes tyre studentë të fakultetit dhe përfaqësues të komunitetit bullgar në Shqipëri, të cilët dëshirojnë të mësojnë të shkuajnë dhe të lexojnë në bullgarisht dhe të njohin edhe më shumë Bullgarinë.

Hapja filloi me fjalimin e Prof.As.Dr. Raqi Bello, lektor i gjuhës dhe letërsisë bullgare në FGJH në Tiranë, i cili vuri theksin tek historiku i këtij eventi të rrallë në vendin tonë, vlerat e tij didaktike e kulturore dhe ndau me pjesëmarrësit detaje nga programi interesant një mujor i kësaj shkolle. Gjatë kësaj periudhe studentët do të studiojnë gjuhën bullgare dhe do të kenë mundësi të dëgjojnë ligjërata nga pedagogë të njohur bullgarë dhe shqiptarë.

Fjalën më pas e mori Zv. Dekania dhe njëkohësisht Koordinatore e Erasmus +, Dr. Drita Rira e cila përgëzoi studentët për pjesëmarrjen në këtë shkollë gjuhe dhe kulture dhe i informoi se vlerësimi i shkollës verore do të jetë pjesë e suplementit krahas diplomës universitare.

Në vijim fjalën përshëndetëse e mbajti edhe Atasheu Kulturor i Ambasadës së Bullgarisë në Tiranë Shkëlqesia e tij Z. Asen Paçev, i cili në radhë të parë përgëzoi lektorët e bullgarishtes për iniciativën dhe për punën e bërë në drejtim të didaktikës së bullgarishtes në Shqipëri, si edhe falënderoi dekanatin e FGJH-së për mbështetjen e pakursyer në aktivitete lidhur me kulturën dhe gjuhën bullgare.
Profesori i asociuar Dr. Adriatik Derjaj, drejtues i Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike të FGJH, ku përfshihet edhe gjuha bullgare, theksoi përkushtimin që tregon departamenti në përgjithësi për ngjarje të tilla dhe për mbështetjen ndaj gjuhës dhe kulturës bullgare si pjesë integrale e veprimtarisë së tij.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë edhe të ftuar nga Universiteti i Veliko Tërnovos - Prof.Dr. Hristo Ormanxhiev, asistenti kryesor Vëlju Ançev dhe Dr. Miranda Bello, si dhe pedagogu Prof.Dr. Hristo Ormanxhiev, i cili do të jetë një nga lektorët e ftuar të shkollës verore së bashku me Vëlju Ançevin. Prof. Dr. Ormanxhiev ndau me të pranishmit emocionet e tij lidhur me këtë angazhim, përgëzoi studentët për pjesëmarrjen dhe falënderoi institucionin për këtë mundësi.

Të rinjtë i pret një muaj emocionues në të cilin do të mësojnë shumë gjera të reja dhe interesante në lidhje me gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat bullgare. 

Urojmë shumë suksese të gjithë studentëve pjesëmarrës në këtë shkollë!

Foto: Raqi Bello

Përpiloi në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Bullgaria dhe Shqipëria – së bashku për edhe një tjetër fëmijë të lindur!"

Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..

botuar më 25-11-05 2.30.MD
Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov

Veneta dhe Valentin nga Berlini për iluminizmin modern si një rrugë drejt lumturisë

"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..

botuar më 25-11-05 7.10.PD

Nga 1 janari, një kartë identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh do të kushtojë 15.34 euro

Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..

botuar më 25-11-04 6.19.MD