Presidenti Rumen Radev zhvilloi një takim pune me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis. Në Athinë ata diskutuan aktivizimin urgjent të punës për projektet strategjike dypalëshe. Në një konferencë për mediat Radev shpjegoi se një projekt i tillë strategjik është terminali i gazit të lëngshëm natyror pranë Aleksandrupolis, i cili duhet të funksionojë më së voni në tetor. Terminali ka ende probleme teknike që janë duke u rregulluar. Bullgaria mori pjesë në projekt, duke marrë 20% të tij, kujtoi Radev.
Në lidhje me thirrjen e Shkupit për ndryshimin e Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, presidenti Radev tha: "Për fat të keq, lidershipi shtetëror i Maqedonisë së Veriut nuk është qartësisht i gatshëm për këtë post. Njohja e së drejtës ndërkombëtare është e nevojshme. Kur nënshkruhet një traktat ndërkombëtar, ai duhet të zbatohet nga të gjitha qeveritë e mëvonshme, e jo të rishikohet”. Ai shtoi se nevojitet edhe njohja e statistikave, sepse tashmë 120 000 maqedonas kanë nënshtetësi bullgare, me origjinë të dokumentuar bullgare, transmeton BTA.
Këshilli për bashkëqeverisje shqyrtoi në mbledhjen e sotme projektbuxhetin për vitin e ardhshëm dhe propozimin për rotacionin e kryetarit të Kuvendit Popullor. Vendosja e një kryesimi i rotacionit të Kuvendit Popullor do të firmoset të mërkurën, më 29..
Rumania rinegocion me BE-në Planin e saj Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri Komisioni Evropian miratoi variantin e ri të Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Rumanisë, njoftoi ministri për fondet evropiane Dragoș Pîslaru, i..
“Bullgaria shpreh solidaritet të fortë me Lituaninë pasi Rusia shkeli përsëri hapësirën ajrore evropiane, që është një shembull i qartë i një shkeljeje të qëllimshme të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të aleatëve dhe partnerëve..