Parada e XVII e makinave dhe motoçikletave klasike do të mbahet në Parkun Primorski në qytetin bregdetar Burgas ditën e shtunë nga ora 10:30 deri në orën 14:30. Më shumë se 150 koleksionistë nga Burgasi dhe vendi do të marrin pjesë në të, tha për BNR Burgas Dimo Xhambazov, kryetar i Klubit Auto Moto “Retro”, organizator i veprimtarisë. Ndër ekspozitat e pritura interesante është një Packard i vitit 1947, si dhe një lloj Citroen i epokës 2CV të tipi kamionçinë e hapur, që për shumë vite prodhohej në Greqi për nevojat e fermerëve. Përveç koleksionistëve nga vendi, me veturat e tyre pritet të vijnë edhe mysafirë nga Kroacia, Sllovenia dhe Serbia. Do të ketë punëtori për vizatimin e makinave për fëmijë.
Lexoni më shumë:
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..