Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik.
Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra “Ballkani i Gjelbër” në vitin 2019 dhe një vit më vonë u lëshua në Rodopet Lindore.
Shkaba mashkull Lëki është një zog i egër, edhe pse i vogël i etiketuar me një transmetues GPS. Të dy janë çift prej dy vitesh, por që tani arritën të çelin dy të rinj, thonë ornitologët. Sipas tyre, ky është rasti i dytë i tillë në Evropë.
Programi për forcimin e popullatës së shkabës egjiptiane në vendin tonë nisi në vitin 2018. Deri më sot, pesë nga shpendët e lëshuar arritën pjekurinë seksuale dhe formuan çifte në natyrë.
Lexoni më shumë:
Deri në fund të këtij viti, çmimet për lëshimin e kartave të identitetit do të ulen dhe do të kthehen në nivelet e vitit 2024. Këtë e ka vendosur qeveria në mbledhjen e fundit. Që nga fillimi i vitit, lëshimi i dokumentit të identitetit është..
Në vitin 2025, kishat katolike dhe ato ortodokse festojnë Pashkët më 20 prill . Kur festojmë Ngjalljen e Krishtit së bashku, është më e gëzueshme. Këtë e tha për BTA në Ruse At Stefan nga Kisha Ortodokse “Shën Nikolla” dhe famullitari në kishën..
Pashkët e vitit 2020 mbetën në histori për dy arsye. E para ishte gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të Covid-19 që po shpërthente atëherë dhe që na imponoi një sërë kufizimesh, pasojat e të cilave ende po i përballojmë. E dyta, për fat të keq, është..