Partia Socialiste Bullgare (BSP) nuk do të marrë pjesë në bisedimet me Lëvizjen për të Drejta dhe Liri (DPS) për mandatin e dytë, njoftoi qendra e shtypit e së majtës. Qëndrimi i së majtës i është drejtuar kryetarit të grupit parlamentar të DPS-së, Deljan Peevski, në lidhje me mbështetjen e kërkuar për formimin e kabinetit me mandatin e dytë. Në përgjigjen e socialistëve, të nënshkruar dhe dërguar nga kryetari i grupit parlamentar të “BSP për Bullgarinë”, Borisllav Gucanov, thuhet se partia ka vendosur që grupi parlamentar të mos marrë pjesë në bisedimet për formimin e qeverisë me dy mandatet e para, por Grupi Parlamentar i BSP-së mendon se mund të gjendet rrugëdalje me mandatin e tretë. BSP thekson gjithashtu se "procedura jep kohë për të diskutuar prioritetet për zhvillimin e Bullgarisë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve bullgarë. Grupi Parlamentar i BSP-së beson se kjo është dalja nga kriza politike dhe rruga për stabilizimin e vendit”.
Më herët gjatë ditës së sotme, GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) kanë dërguar përgjigje ndaj ftesës së DPS-së, duke refuzuar të bisedojnë dhe të mbështesin një qeveri me një mandat të dytë.
Zëvendëskryeministrat dhe ministrat e transportit, Grozdan Karaxhov dhe Aleksandër Nikolloski, nënshkruan në Gjueshevo një Marrëveshje për fillimin e ndërtimit të tunelit hekurudhor midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Objekti është..
Anija fantazmë “VIVA 962” ndryshoi të paktën 10 emra dhe shumë pronarë përpara se të shfaqej çuditërisht pranë Kepit Emine më 1 nëntor. Ekuipazhi përbëhet nga një kapiten dhe një mekanik me pasaporta ukrainase nga Harkivi, raporton portali "24 Çasa"...
Më shumë ura mbi Danub nuk janë vetëm një çështje dypalëshe midis Bullgarisë dhe Rumanisë - ato janë një përparësi strategjike për prosperitetin e të gjithë BE-së dhe për sigurinë tonë kolektive brenda NATO-s. Kjo u theksua nga..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..