Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 12 korrikun

Një kod portokalli për mot shumë të nxehtë është shpallur për të gjithë vendin

Foto: BTA

Ditën e premte do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 20 dhe 24°, në Sofje 20°. Maksimumi do të jetë nga 34 në 39°, në kryeqytet 34°.

Do të jetë me diell përgjatë Detit të Zi. Në jug do të ketë vranësira dhe vende-vende mund të ketë reshje shiu. Temperaturat e ajrit do të lëvizin deri në 30-35°. Uji i detit është 26-27°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Në zonat malore do të mbajë mot me diell, pas mesditës vende-vende do të ketë vranësira. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 29°, në 2000 m deri në 21°.

Të shtunën dhe të dielën moti do të mbetet i nxehtë. Pasditen e së shtunës në lindje janë të mundshme reshje shiu.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministritë e brendshme të Bullgarisë dhe Kosovës po forcojnë kontaktet e drejtpërdrejta

Në kuadër të formatit të zgjeruar të konferencës ministrore të Forumit të Salzburgut në Sofje, ministri i punëve të brendshme Atanas Ilkov u takua me homologun e tij kosovar Xhelal Sveçla. Të dy vlerësuan mirë nivelin ekzistues të bashkëpunimit, duke..

botuar më 24-10-25 5.16.MD

Fushata parazgjedhore përfundon zyrtarisht

Më 25 tetor në mesnatë përfundon zyrtarisht fushata parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen të dielën, më 27 tetor. E shtuna është një ditë për reflektim. Deri më 23 tetor, 21 nga gjithsej 28 parti dhe koalicione lidhën..

botuar më 24-10-25 5.05.MD

Avokatët protestuan në mbrojtje të shtetit ligjor

Avokatë në Sofje, Burgas, Ruse dhe qytete të tjera dolën në protestë kundër procedurës jolegjitime, sipas mendimit të tyre, për zgjedhjen e kryeprokurorit. Procedura e nisur duhet të ndërpritet dhe një Këshill i ri i Lartë Gjyqësor të emërojë një..

botuar më 24-10-25 4.12.MD