Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik.
Me rastin e 33-vjetorit të miratimit të tij, presidenti Rumen Radev theksoi në qëndrimin e tij se duhet të kujtojmë me respekt përfaqësuesit e popullit nga Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor, të cilët vunë në vend të parë, para dallimeve të tyre politike, të drejtat e njeriut, unitetin tonë kombëtar dhe shtetëror.
Sipas kreut të shtetit, fuqia reale e Kushtetutës është bindja se ligji suprem është i qëndrueshëm, i krijuar me urtësi, arsye dhe kujdes për shoqërinë dhe njeriun e veçantë. Presidenti gjithashtu vuri në dukje se ligji themelor bazohet në vlerat universale njerëzore të përjetshme që duhen kujtuar dhe mbrojtur çdo ditë.
“Sepse liria, paqja, humanizmi, barazia, drejtësia dhe toleranca nuk janë dhuratë, ato janë arritje të fituara historikisht të njerëzimit dhe janë shenja të përhershme të shtetit demokratik, juridik dhe social”, tha kreu i shtetit.
Me ftesë të kreut të shtetit Rumen Radev, Presidenti i Libanit, Gjenerali Joseph Aoun, mbërriti për një vizitë zyrtare në Bullgari. Vizita zhvillohet në prag të 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Libanit, të..
Bullgaria po forcon masat e sigurisë tokësore, ujore dhe ajrore – përfshirë një sistem mbrojtjeje kundër dronëve – për objektet e kompanisë “Lukoil” në territorin e saj, njoftoi shërbimi i shtypit i qeverisë. Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rrezikuar sigurinë e tyre personale për ta mbrojtur atë, sipas një..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvzin nga 8 deri në 13°, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës reshjet do të përfshijnë gjithë..
Gjykata e Qytetit të Sofjes ka shtyrë çështjen e ekstradimit të Igor Greçushkin, pronarit të një anijeje mallrash të lidhur me një shpërthim të vitit..