Bashkia Llëki e Rodopeve po punon për ndërtimin e një eko-shtegu të ri që do të çojë drejt majës emblematike Stançov Kamëk, mësojmë nga faqja e internetit bgtourism.bg. Maja është 1299 m e lartë dhe fjalë për fjalë qëndron mbi qytetin Llëki. Tani pjesa më e pjerrët dhe më ekstreme e shtegut për në Stançov Kamëk do të sigurohet me një litar metalik, ndërsa përgjatë shtegut, duke filluar nga rruga e asfaltuar pranë fshatit Manastir, do të vendosen shenja rrugore dhe tabela të dakorduara me Unionin Turistik Bullgar. Ideja është që zona të bëhet e aksesueshme për alpinistët që nuk kanë shumë përvojë.

Hisarja është qyteti i parë bullgar që u bë pjesë e Shoqatës Evropiane të Qyteteve Historike Termale, raportoi BTA. Kryetarja e bashkisë, Iva Vëllçeva, e shpalli këtë lajm gjatë Kongresit të 12-të vjetor të Bashkimit Bullgar për Balneologji dhe..
Bregdeti ynë jugor i Detit të Zi vazhdon të presë qindra mijëra pushues edhe pas kulmit të sezonit turistik. Në fillim të shtatorit qytetet turistike ende marrin frymë me ritmin e verës, ndërsa bashkia bregdetare Carevo është përplot me turistë –..
“Heraklea Sintika është një trashëgimi natyrore dhe shkencore me rëndësi botërore!” – thekson Katja Stojanova, drejtoreshë e Muzeut Historik në Petriç dhe drejtuese e projektit “Restaurimi, konservimi, ruajtja, popullarizimi dhe zhvillimi i..
Një muaj para hapjes zyrtare të sezonit të 23-të të skive, Bansko u rendit ndër 25 destinacionet më të mira dimërore në botë. Në konkurrimin online, që..