Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teodora Dimova për Radio Bullgarinë:

Biseda për të kaluarën komuniste po bëhet gjithnjë e më e domosdoshme për të mbrojtur fëmijët tanë

Duke mos treguar fatin e viktimave, ne e lëmë kujtesën të errët dhe i tradhtojmë përsëri ata

Teodora Dimova
Foto: BGNES

Bullgaria vazhdon të jetë i vetmi vend europian që nuk ka memorial për viktimat e regjimeve totalitare. Ky fakt i turpshëm, që shënoi statusin modern të shoqërisë sonë si një ulçerë e pashëruar prej kohësh, u kujtua edhe këtë vit më 1 qershor, kur qindra njerëz u dyndën në ishullin Persin për të nderuar të dënuarit e kampit komunist të përqendrimit "Belene", që refuzuan të fshijnë veten e tyre në emër të mbijetesës.

Shkrimtarja Teodora Dimova, romanet e së cilës "I godituri" dhe "Nuk të njoh" eksplorojnë të kaluarën tonë të afërt dhe plagët që ajo shkakton deri më sot për shkak të krimeve të padënuara dhe të vërtetës së shtrembëruar, në fjalën e saj në ditën e nderimit bëri thirrje që më në fund të lexohet kjo faqe, që tia dalim me demonët e urrejtjes, agresionit, lakmisë, cinizmit, indiferencës, apatisë.

“Prej gati 30 vitesh janë ndërmarrë aksione për t'i kthyer ndërtesat (kasolle përdhese) në Oblektin e Dytë - kryesori në kampin Belene, në një memorial dhe për të shkuar atje për pelegrinazh në çdo kohë, si në Gjermani, Poloni dhe vende të tjera - thotë Teodora Dimova. - Por ka pengesa administrative që kapërcehen kryesisht me përpjekjet personale të njerëzve që ndajnë mendimin tonë dhe fondacioneve që dëshirojnë të ruajnë kujtesën. Nuk kam dyshim se një ditë do t'i arrijnë qëllimet e tyre, por nga ana tjetër, më vjen keq kur shoh reportazhet televizive për restaurimin e pikturave të Buzluxhës dhe them me vete se si kujdesen për monumentet e xhelatëve, ndërsa për ndërtesat në të cilat vuajtën dhe u poshtëruan kaq shumë njerëz, krijohen pengesa. Nëse nuk do ishin përpjekjet e këtyre fondacioneve dhe individëve për organizimin e pelegrinazheve, ajo që ka ndodhur në këtë vend do të harrohej plotësisht.“ 


Neglizhimin e respektit për viktimat, shkrimtari e shpjegon me politikën e përgjithshme gjatë tranzicionit.
"Bullgaria është i vetmi vend nga kampi socialist që nuk u çlirua nga komunizmi - vazhdon ajo. - Ne nuk arritëm ta bëjmë dekomunistizimin në të gjitha nivelet dhe të gjithë jemi fajtorë që kjo nuk ndodhi. Lavjerrësi shkoi në ekstremin tjetër - në nostalgji dhe në glorifikimin e së kaluarës. 

"Sidoqoftë, pse vendi ynë zgjodhi një rrugë tjetër - të hapte pak derën e kësaj të kaluare? Pse nuk kishte energji të mjaftueshme qytetare për të ekspozuar dhe dënuar krimet dhe përgjegjësit e tyre dhe për të hapur rrugën drejt një të ardhmeje tjetër? Dhe nëse kjo do kishte ndodhur, a do të kalonim me indiferencë një grup tjetër spiunë informatorë në listat zgjedhore dhe do të tregonim me mall histori të pavërteta nga koha e komunizmit - përgjigjet shkrimtarja. - Ndoshta kemi humbur mënyrën e duhur për të folur për të kaluarën. Të gjitha këto gjëra që përmendëm, për fat të keq, gjetën terren të mirë në vendin tonë, sepse lajmet e rreme përhapen dhe pranohen shumë lehtë nga njerëzit. Dhe meqenëse dihet se ne jemi qendra e propagandës ruse dhe ajo ka një ndikim shumë të fortë në jetën tonë publike, veçanërisht që kur filloi lufta në Ukrainë, ne të gjithë jemi dëshmitarë të dezinformatave."

Sjellja pasive e intelektualëve, e njerëzve me ndikim dhe autoritet publik ushqen edhe tokën për mbjelljen e propagandës dhe lajmeve të rreme në vendin tonë. Teodora Dimova jep shembullin e Teatrit Royal Court të Londrës, ku ajo u specializua: 

“Aty reagojnë për tronditjen më të vogël në shoqëri përmes teatrit dhe letërsisë, që ndihmonjnë njerëzit të kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë. Ndërsa në vendin tonë kemi të ashtuquajturat procesi i rilindjes, ne kemi një trashëgimi të rëndë, por ka shumë pak libra dhe filma për këtë periudhë. Sikur egziston një frikë - le të mos flasim për të kaluarën, por të shikojmë në të ardhmen. Por e kaluara lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen, dhe nëse nuk e shërojmë këtë plagë shoqërore, nuk mund të ecim përpara me shpejtësinë që duam për në Evropë.”
Fatkeqësisht, e kaluara jonë totalitare preket vetëm sipërfaqësisht dhe në mënyrë të pamjaftueshme në tekstet shkollore, argumenton Teodora Dimova.

Shkrimtarja është e bindur se duhet një bisedë urgjente për të kapërcyer përçarjen në shoqëri, sidomos tani kur lufta po ndodh kaq afër nesh. Por në çfarë gjuhe të bëhet ky dialog, që të mposhtë agresionin, injorancën, zhargoni bastard që na vërshon?

"Nuk kemi mjet tjetër veç fjalëve - është kategorike Teodora Dimova. – E dimë forcën e tyre, shpresojmë në një bisedë të qetë pa sharje, pa ligësi, pa hakmarrje. Ne duam të tregojmë për këto fate, për këta njerëz, për këtë të keqe, sepse duke e lënë kujtesën të errët, sikur bëjmë një tradhti të përsëritur, një lloj vrasjeje shpirtërore të viktimave.”
Pavarësisht kohës së humbur, Teodora Dimova thotë se, duhet të kemi shpresë. Edhe nëse ne vetë do të duhet të paguajmë çmimin për mundësitë e humbura.

“Ndoshta edhe brezat e ardhshëm do ta paguajnë gabimin, për të cilin ne jemi përgjegjës – shton ajo. – Megjithatë, ne jemi të detyruar të flasim dhe të mos i nënshtrohemi kësaj propagande tinzare “Le të shohim përpara, jo prapa” – një nga pasojat e pabesisë dhe afatgjata të këtij regjimi. Ne vetëm duhet të bëjmë punën tonë”.

Lexoni më tepër:
Foto: BTA, BGNES
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shenja përkujtimore në kodrën Carevec në Veliko Tërnovo, ku u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Në vitin 1908 u fitua liria e plotë e vendit tonë

Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..

botuar më 24-09-22 6.05.PD

Një statujë e dytë romake e varrosur u zbulua në Heraklea Sintika

Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..

botuar më 24-09-20 12.23.MD

Hetimet e para arkeologjike në shkallë të gjerë në kompleksin trak të Begliktashit po vazhdojnë

Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..

botuar më 24-09-11 2.20.MD