Forcat politike të përfaqësuara në parlament kanë reaguar me një dozë të fortë skepticizmi ndaj propozimit ekscentrik të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) që presidenti Rumen Radev të shtyjë për 3 muaj dorëzimin e mandatit të dytë eksplorues.
GERB-SDS shprehën gatishmërinë për t'iu përgjigjur ftesës së PP-DB-së për bisedime për deklaratën në atë pjesë që i përket legjislacionit kundër korrupsionit, por theksuan se nuk do të mbështesin as mandatin e dytë dhe as atë të tretë. Sipas GERB-SDS, vonesa tre mujore e kërkuar nga PP-DB është humbje kohe.
“Përgjigja më e sinqertë për popullin është të shkojmë sërish në zgjedhje”, theksoi Denica Saçeva nga GERB.
Partia "Vëzrazhdane" njoftoi se do të mbështesë deklaratën e PP-DB kundrejt miratimit të 5 referendumeve - për ruajtjen e monedhës bullgare lev, për anëtarësimin në NATO, për marrëveshjen e bashkëpunimit me SHBA-të, për ndërprerjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe kundër sanksioneve ndaj Rusisë.
Deputetët e “Veliçie” nuk do ta mbështesin deklaratën, e as ndonjë kabinet të propozuar, tha kryetarja e partisë Allbena Pekova.
Kundër shtyrjes 3-mujore të dorëzimit të mandatit të dytë u deklaruan deputetët rreth Deljan Peevskit, i cili u sanksionua me ligjin "Magnitsky" për korrupsion në Lëvizjen ndarë për Të Drejta dhe Liri (DPS). Sipas tyre, nuk ka asnjë shans për një qeveri pas refuzimit të një kabineti me mandatin e parë. Besnikët e liderit të nderit të DPS-së, Ahmed Dogan, njoftuan se do të negociojnë me PP-DB.
Partia Socialiste Bullgare (BSP) është gati për një dialog, por "pa kufizime të paracaktuara".
“Bullgaria shpreh solidaritet të fortë me Lituaninë pasi Rusia shkeli përsëri hapësirën ajrore evropiane, që është një shembull i qartë i një shkeljeje të qëllimshme të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të aleatëve dhe partnerëve..
“Industria bullgare e mbrojtjes, e cila ka provuar cilësinë e saj dhe ka marrë njohje ndërkombëtare, ofron mundësi të shkëlqyera për krijimin e partneriteteve të suksesshme dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh me Vietnamin në fushën e..
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari, u prit me një ceremoni solemne nga presidenti Rumen Radev dhe bashkëshortja e tij Desisllava Radeva në Sheshin “Shën Aleksandër..
Perspektivat e Evropës për t’u përballur me sfidat përpara të cilave qëndron u diskutuan sot në institucionin presidencial nga kreu i shtetit, Rumen..
Asambleja Kombëtare hodhi poshtë veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet që zgjerojnë kompetencat e menaxherit të posaçëm komercial të..
Në një seancë të jashtëzakonshme, Komisioni parlamentar i Energjisë rrëzoi veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet legjislative që lidhen me..