Sipas analizës së Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, të ardhurat e nevojshme mujore në qershor për të mbajtur jetën e një familjeje prej tre anëtarësh me dy punëtorë dhe një fëmijë deri në 14 vjeç janë 2615 leva (1315 €), tregon analiza e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB). Për një person që jeton vetëm, nevojiten 1453 leva (750 euro).
Ne duam të kemi një definicion në nivel kombëtar për pagën e jetesës dhe Statistikat Kombëtare ta shpallin atë çdo tremujor, tha Pllamen Dimitrov, kryetar i sindikatës më të madhe KNSB. Kështu, qytetarët do të kenë një ide se sa para u nevojiten për të jetuar relativisht mirë sipas standardeve bullgare. Të ardhurat e nevojshme vetëm për ushqim janë 572 leva (288 €) për një punëtor në muaj. Kjo është 39.4% e të ardhurave totale, raporton gjithashtu KNSB.Të ardhurat mesatare tremujore totale për person në një familje në Bullgari në tremujorin e parë të vitit 2025 ishin 3271 leva (1672 euro) dhe u rritën me 15.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Këtë e tregojnë të dhënat e monitorimit..
Një sezon me më shumë turistë dhe interes të shtuar për Bullgarinë - kjo është ajo që presin anëtarët e Bordit Kombëtar të Turizmit këtë verë. "Disponojmë të gjitha parakushtet e nevojshme në aspektin e klimës, përgatitjes nga investitorët dhe..
Deri në fund të vitit, “Bulgargaz” duhet të paguajë 20 milionë leva më shumë sipas kontratës me “Botash” për shkak të indeksimeve, tha ministri i energjetikës Zheço Stankov, njoftoi BGNES. Gjatë qeverisë së përkohshme të Gëllëb Donev, të emëruar nga..
Të ardhurat mesatare tremujore totale për person në një familje në Bullgari në tremujorin e parë të vitit 2025 ishin 3271 leva (1672 euro) dhe u rritën..
Një sezon me më shumë turistë dhe interes të shtuar për Bullgarinë - kjo është ajo që presin anëtarët e Bordit Kombëtar të Turizmit këtë verë...